Ekzekutoi në mënyrë brutale dy bashkëkombësit e tij për borxhin që i kishte, dënohet me burg shqiptari në Angli

Ekzekutoi në mënyrë brutale dy bashkëkombësit e tij për borxhin që i kishte, dënohet me burg shqiptari në Angli

Besnik Berisha

Një shqiptar dhe një person nga Xhamajka janë dënuar me burg në Angli, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy shqiptarëve. Sipas mediave të huaja, Besnik Berisha dhe Martock Gardens, u shpallën fajtor për vrasjen e Arbër Feskos, 30 vjeç dhe Shkëlqim Pajës 36 vjeç, ngjarje e ndodhur më 18 dhjetor 2019.

Sipas mediave angleze, Berisha dhe Shkëlqim Paja kishin qenë të njohur me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet mes tyre ishin acaruar për shkak të një borxh prej 15 mijë paund që Berisha i detyrohej Shkëlqimit. Më 18 dhjetor 2019, Berisha, i shqetësuar se Shkëlqimi po planifikonte diçka pas shpine, e kontaktoi atë duke i thënë se ishte gatshëm të paguante paratë që i detyrohej. Berisha, i cili kishte një furgon të bardhë, ishte takuar me Tuisana atë pasdite në Stratford. Nga atje ata kishin udhëtuar në zonën Highbury të Londrës veriore ku hynë në disa dyqane pajisjesh dhe blenë sende të tilla si doreza dhe lecka.

Më pas ata udhëtuan për në Courtlands Avenue, ndërsa më pas disa persona njoftuan policinë, pasi kishin parë dy burra duke sulmuar një tjetër. Policia gjeti në zonë një pellg gjaku, por jo trupin, ndrësa pas analizave rezultoi se gjaku i përkiste Shkëlqimit, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe celulari i tij.

Më pas Tuëisana u paraqit në polici me një plagë në krah, duke thënë se ishe përpjekur të ndante dy burra që po ziheshin dhge se kisht embetur i plagosur mga përleshja, Ndërkohë, po në Tuëisana më vonë policia gjeti trupin e Arbër Freskos, i cili kishte marrë goditje të shumt ame thikë në trup. U zbuluan gjithashtu sende, përfshirë lidhjet kabllovike, një thikë dhe një mbështjellës bosh.

Trupi i Shkelqim Paja u gjet të nesërmen, i hedhur në një gardh në Radlett, Hertfordshire. Ai gjithashtu ishte plagosur me thikë disa herë, ndërsa u gjetën gjithashtu sende, përfshirë një kapak bejsbolli dhe lidhje me kabllo.

Berisha u arrestua në 23 Dhjetor 2019, ndërsa automjeti u gjet i braktisur në Barnet më 30 dhjetor. Brenda pjesës së pasme të furgonit, u gjetën gjurmë të gjakut të Shkelqimit dhe gjurmë të gjakut të Arbërit në kutinë e dorezave përpara furgonit.

Rreshteri detektiv Pete Ualker, nga Komanda e Krimit Specialist të Met’s, tha: “Gjatë gjithë këtij hetimi, të dy të pandehurit kanë refuzuar të thonë pse e kryen këtë sulm brutal ndaj Shkelqim Paja dhe Arber Fesko. Sidoqoftë, pesha e provave që ekipi im ka mbledhur ka thënë vetë dhe ka siguruar prova të pakundërshtueshme që të dy këta burra ishin të përfshirë në kryerjen e dy vrasjeve brutale".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë, zbulohet një 'shtëpi bari' në Almeria, arrestohen 2 shqiptarë, sekuestrohen 180 kg lëndë narkotike

Spanjë, zbulohet një 'shtëpi bari' në Almeria, arrestohen 2 shqiptarë, sekuestrohen 180 kg lëndë narkotike