E thirri në emër dhe e ekzekutoi me 12 plumba vrasësin e vëllait, arrestohet pas 6 vitesh (VIDEO)

Policia ka arrestuar ditën e sotme Skënder Bakun 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës, pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Lulëzim Sherës në vitin 2013. Prej 6 vitesh ai kishte arritur që t'i shpëtonte drejtësisë, por ditën e sotme në kuadër të operacionit "Revenge" u prangos, ndërsa tashmë do të vuajë dënimin.

Historia e hakmarrjes. Në vitin 1992 Lulëzim Shera pas një konflikti në burgun 313, ku ndodhej, ka vrarë me sende të forta Arjan Bakun. Për këtë vepër penale u dënua me 20 vite burgim dhe doli nga burgu në vitin 2010. Gjatë kohës që Lulëzim Shera ishte në burg, familjarë të tij kishin kërkuar pajtim me familjen Shera, gjë e cila nuk ishte pranuar asnjëherë.

Pas daljes nga burgu, Lulëzim Shera punonte si transportues buke nga Fushë Kruja për në fshatin Nikël. Në datë 01.09.2013, në orën 06.00 të mëngjesit Shera së bashku me një mikun e tij, gjendeshin në një dyqan buke në Fushë Krujë.

Shoqëruesi i tij kishte qëndruar në automjet, ndërsa Shera hyri në dyqan për të bërë furnizimin. Në atë moment, pas tij janë afruar dy persona, njëri prej të cilëve i armatosur me kallashnikov, i cili e ka thirrur dhe sapo Lulëzim Shera është kthyer për të parë personat që e kërkuan, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash, 12 prej të cilëve e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit, dy personat janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga hetimi, u arrit të zbulohej se autorët ishin Skënder dhe Altin Baku, dy vëllezërit e Arjan Bakut dhe ngjarja ishte hakmarrje për ngjarjen e 1992-it.
1562950264_1562949554skenderbaku.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 15/07/2019 22:39

    Tttt: Ti qenke shume i mencur!!! Une mendoj se ti ke perfunduar juridikun!! Vrasja eshte vrasje!! Une ty te te ngope me uje dhe mos te denohem, sipas teje!!!

    Përgjigju
  • Xhoniii: 13/07/2019 18:55

    Hakmarrie ndaj personit qe kish vrare me paramendim....bravo ju qoft djema...tani mendoi qe cdo gje te mbyllet midis familjeve...nuk esht e nevoishme te shtyhen me ekzekutimet te dy fiseve...guri i rende vajti ne vendin e vet

    Përgjigju
  • Ai personi: 13/07/2019 00:52

    Ky squhet kriminel

    Përgjigju
  • adamo311: 12/07/2019 23:59

    Hallall pushka!!! Lulëzim Shera vrau vellai e tij, me c`rast u KRIJUA sheri, denim 20 vite burg, ky merr hakun 35 vite burg! Keshtu zbatohet ligji!!! PS:Dua te theksoj se c`do vrasje eshte e tepert! Gezuar Shqiperi "DREJTESIA"!!!

    Përgjigju
    • Tttt: 14/07/2019 19:44

      I pari 20 vjet se e ka vra me sende te forta e i dyti me kallash e meso pak drejtesi para se te shkruash

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër