Elbasan/ 54-vjeçari u dëmtua në punë, vihet nën hetim lirë administratori i firmës, mjeku dhe 3 punonjës të spitalit pas kallëzimit të bashkëshortes

Elbasan/ 54-vjeçari u dëmtua në punë, vihet nën hetim lirë administratori i firmës, mjeku dhe 3 punonjës të spitalit pas kallëzimit të bashkëshortes

ELBASAN- Një 54-vjeçar është dëmtuar në punë në një firmë private. 54-vjeçari A. K., ka rolin e shoferit, ndërsa pas lëndimit është jashtë rrezikut për jetën, por bashkëshortja  e tij ka bërë kallëzim.

Policia ka vënën nën hetim në gjendje të lirë administratorin e firmës për veprat penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Po ashtu, në hetim janë vënë edhe E. J., 41 vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor"; -I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

“Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj”, njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?