ELBASAN- Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I arrestuari është Shpëtim Pepa banues në fshatin Gradishtë, Belsh, për të cilin Italia kishte lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar.
Sipas policisë kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Firences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Komento