Elbasan, fugoni i mallrave del nga rruga përfundon në përrua, plagoset drejtuesi (VIDEO)

Një fugon mallrash ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në zonën e quajtur Mirakë.

Fugoni me targa AA079NY ka dalë disa metra nga rruga duke përfunduar në një përrua.  Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i fugonit.

Shkak i aksidentit  mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në rrëzimin e fugonit në përrua.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Staplerfahrer: 30/05/2020 21:58

    Keshtu esht Kur e bo kualidimin me mik............

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë