Sekuestrohen në Elbasan 500 mijë euro pasuri e dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës

ELBASAN- Një pasuri që kap vlerën e 500 mijë eurove i është sekuestruar dy grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës, prej muajsh në arrati për vjedhjen e 4.6 milion eurove nga barku i avionit. Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Kusarth”, me pretendimin se aksionet, apartamentet dhe truallet, në pronësi të dy vëllezërve janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Mësohet se janë sekuestruar: 

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Uniformat blu bëjnë të ditur se po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Klement Çalës ose familjareve të tij.

Kush është Klement Çala, për të cilin policia ka vënë 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e tij?
Klement Çala 31 vjeçari nga Elbasani është në kërkim për super-grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim edhe në vitin 2017 për grabitje së bashku me Admir Muratajn. Të dy të përfshirë në grabitjen e autoblindave në Qafë-Kashar që po shkonin drejt aeroportit të Rinasit në shkurt 2017. Lidhja e Muratajt me Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013. Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. 

Grabitja e 4.6 mln euro në Rinas
Në datën 9 prill u grabitën nga barku i avionit në Aeroportin e Rinasit 4.6 mln euro. Për grabitjen në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët