Elbasan, merr flakë makina e
drejtorit të Sigurimeve Shoqërore

Elbasan, merr flakë makina e<br />drejtorit të Sigurimeve Shoqërore
ELBASAN - Makina e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit, Hajdin Sejdini, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.

 Ngjarja u shënua rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Mjeti tip Seat me targë Tr 6180 U në pronësi të drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, është djegur pjesërisht pranë pallatit ku banonte, vetë Hajdin Sejdini.

Policia në një njoftim zyrtar sqaron se paraprakisht zjarri në automjet ka qenë akisdental.

Ne vendngjarje u dergua grupi hetimor i cili kreu veprimet e para proçeduriale dhe paraprakisht mendohet se shkaku i renies se zjarrit ka qene nje defekt ne sistemin elektrik, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera të hetimit.

Në harkun kohor të tre ditëve dy makina janë përfshirë nga flakët dhe sipas policisë shkak ka qenë një qark elektrik i shkurtër.

(Ne foto: Vendi ku ishte parkuar makina, e cila u perfshi nga flaket)

(Lajmi u perditesua)
(sg/shqiptarja.com)

  

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës