ELBASAN- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtunë në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik në fshatin Katundi i Ri. Flakët kanë përfshirë gjithë biznesin, i cili tregonte pjesë këmbimi anës rrugës. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.
Shtëllunga të mëdha tymi u panë në zonë, ku fatmirësisht flakët u vunë menjëherë në kontroll duke mos rrezikuar banesat, çka do sillte pasoja shumë të rënda.
"Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan. Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4337
Lajme të tjera
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, autoambulanca merr të plagosurin
14 Prill, 11:25
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29
-
VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot
13 Prill, 20:24
-
Prrenjas/ U përplas me makinë nga shoferi i dehur, 24-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh në koma! Arrestohet shoferi
13 Prill, 17:30