Elbasan, nami me gjobat: Mbi 8 mijë shoferë u gjobitën, 23 në pranga në një muaj

Elbasan - Policia rrugore e Elbasanit bën bilancin. Janë 8005 drejtues mjetesh që janë gjobitur vetëm brenda nëntorit 2023 për shkelje të rregullave të qarkullimit. Shkeljet më të shumta janë lëvizja e mjetit tej normave të lejuara si dhe parakalimi I gabuar.

Ndërkohë janë vënë në pranga 23 drejtues mjetesh, nga këta 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. 

Për të rritur sigurinë rrugore policia vijon pandërprerë monitorimin e akseve rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. 

Gjithashtu janë shtuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.  

Gjobat
-3465 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara
-1204 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-622 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-216 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-760 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-70 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike;
-670 drejtues për parkime të gabura;
-998 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 30/11/2023 17:12

    Shoferet tan dihet Si jan.ama policet E rrugires Jan xhepista.rrin neper skuta Si skutha.dalin ne 3 te Nate's te vendisin gjoba.arritje te madhe Kan ber Mo.mua personalisht me Kan gjobit ne 3 te Nate's se Isha me 53 km ne ore dhe duhet te Isha me 30.leje QE E Kan harru ate udhezimin me keshillim Kur E Ke shkeljen E pare.gjoba se duhet mbush arka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë

Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë