Elbasan/ Përfshihet nga flakët Kodrat e Shushicës në Elbasan, rrezikohet kurora e gjelbër, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë

Masivet pyjore në Kodrat e Shushicës Ligat në Elbasan janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Bëhet me dije se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe kurorën e gjelbër me pisha e dushk.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është thuajse e pamundur, ndërsa për izolimin  flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë apo jo zjarrvënie e qëllimshme si në shumë raste të tjera në vend, ku persona të papërgjegjshëm dogjën hektarë të tërë me kullota e pemë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Vijon përfshirja e flakëve pyjore në Elbasan

Situata në Elbasan vazhdon të jetë e njëjtë. 

Ende nuk është shuar zjarri që preku Kodrat e Shushicës në Elbasan ditën e sotmë. Zjarri ka depërtuar në kurorën e gjelbër e përbërë nga pisha e dushk. Prej oresh vijon lufta me flakët në Kodrat e Shushicës në Elbasan. Report TV ka siguruar pamje nga beteja që po bëjnë punonjësit zjarrfikës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili po djeg një masiv te konsiderueshem pyjor. Terreni malor e bën edhe më të vështirë punën.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët