Elbasan, përfshihet nga zjarri një banesë, rrezikohen disa të tjera (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Elbasan, ku një banesë është përfshirë nga zjarri. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen "Emin Matraxhiu"  ku një magazinë  në pronësi të shtetasit K.Gj., ka rënë zjarr.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Sipas raportimeve nga zjarri rrezikohen dhe disa banesa të cilat ndodhen afër zonës. Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit. Ndërkohë policia po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Kaldaja që shkaktoi zjarrin

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan 
Në lagjen ‘’Emin Matraxhiu”, Elbasan, në magazinën në pronësi të shtetasit K.Gj., ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjare kanë shkuar shërbimet e Zjarrfikses dhe Policisë. Nga zjarri  ka vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë