Elbasan, plagoset me armë
zjarri biznesmeni i ndërtimit

Elbasan, plagoset me armë<br />zjarri biznesmeni i ndërtimit
ELBASAN- Plagoset me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën biznesmeni i ndërtimit në Elbasan Fatos Gjeli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës ndërsa Gjeli ishte në një lokal me disa shokë të tij në afërsi të shkollës së mesme “ Kostandin Kristoforidhi” shumë prane qendrës së qytetit.

Burimet paraprake thonë se atentatori i është afruar Gjelit duke zbrazur mbi të karikatore me fishekë. Ai ka marrë disa plumba në trup-thonë për A1Report burimet spitalore në Elbasan.

Policia ka deklaruar se ka identifikuar autorin e plagosjes. Ai është Kujtim Zhika dhe është shpallur në kërkim. Policia heton në disa pista. Një prej të cilave është ajo për shkak të aktivitetit të të plagosurit. Fatos Gjeli së fundi merrej dhe me tregëti automjetesh dhe dyshimet janë për “larje hesapesh” nga konkurrentët në këtë tregëti. (aq/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët