Video ekskluzive/ 34-vjeçari shpërthen portën e Drejtorisë së Policisë në Elbasan! Arrestohet i riu: U hakmora se policët u sollën keq me mua

ELBASAN- Panik në Komisariatin e Elbasanit. Një 34-vjeçar pasi ka goditur një automjet në rrugë, ka shkatërruar derën e komisariatit dhe ka kërcënuar me pistoletë me gaz policët. Report Tv ka siguruar videon ku shfaqet momenti kur i riu mësyn me makinë derën e Drejtorisë së Policisë Elbasan duke goditur një makinë që kishte para dhe se rrezikuar jetën e një kalimtari.

Bëhet fjalë për 34 vjeçarin e identifikuar si Bledar Lazareni. Mësohet se Lazareni, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti i tij tip “Toyota” me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara. Pavarësisht thirrjeve të policisë, 34-vjeçari nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke bërë që ata të ndërhyjnë dhe ta neutralizojnë disa minuta më vonë. Sipas gazetarit Arsen Rusta, e gjitha ishte një hakmarrje nga i riu, pasi disa ditë më parë ai është shoqërua në polici pa kartë identiteti, dhe është shprehur se është trajtuar keq nga policët.

Bledar Lazareni

"Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së. Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Video ekskluzive/ Momenti kur i riu mësyn me makinë derën e Drejtorisë së Policisë Elbasan

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi  ka siguruar videon e momentit, ku 34-vjeçari Bledar Lazareni mësyn me makinë në Drejtorinë e Policisë Elbasan duke shkatërruar derën e komisariatit.

Në video dallohet momenti kur makina e bardhë tip “Toyota” më targë AA 932 BT shton shpejtësi për të hyrë në Drejtorin e Policisë Elbasan duke goditur një makinë që kishte para dhe rrezikuar edhe një kalimtarë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matrix: 03/06/2020 16:24

    Per komentuesin vlora dhe lushnja sikur ti kishte gjalle akoma xhaxhallaret ky do flisnit ndryshe, eshte djal i mire por vuan nga depresioni dhe vuan kujtimin dhe emrin e xhaxhallareve

    Përgjigju
  • albasoni: 03/06/2020 14:14

    keta nga elbasoni e kane bere zakon me ca dyert e policise me maqin,mbajeni brenda kete qime ziun qe ti vijne mend

    Përgjigju
  • Lushnje: 03/06/2020 07:56

    Domosdo qe i bën të fortin policise së për 30 vjet keshtu I mesuan baballaret e tyre... keta funderrina kanë parë baballaret e tyre për 30 vjet qe kane sulmuar rajonet e policise dhe atë edukate kanë prandaj sot policia këtyre letyrave minj halesh duhet tu tregoje dhembet. Iku koha e bajgave tani policia të shqyen rondelen. Shqyejani rondelen tani!

    Përgjigju
    • foto: 03/06/2020 10:58

      Elbasani po ti prifti ketij je qe ti paska rrefuer ky mandatet e takimet e idiotesite qe shkruan? Shko beji nje vizite dhe pyete praoe dhe hajde na trego.

    • Justice: 03/06/2020 10:27

      Policia leshit,ku jeton ti more lushnjar qe nuk i shikon palo policet se si sillen.Kokrrat e injoranteve

    • Elbasan: 03/06/2020 09:37

      O laluc ca flet kot pa lidhje kur nuk e di se per cfare eshte bere? Kur tjetrin e marrin ne komisiariat per mjet identifikimi e dhunojn dhe sipas rregullave ky person ka kerkuar nje takim me drejtorin e policise, ka paguajtur mandat arketimin per takimin ka lene date dhe ore dhe kur ka vajtur ne ate dite qe kishte takimin drejtori nuk dilte dhe me dite me rradhe e sorrollaten neper komisiariat per te drejten e tij te cilen ai drejtor e ka per detyre ta beje. Dhe ti flet si ropqim kur nuk e di. Mire ja ka bere qe te vejn mend dhe ta zbatojn detyren e tyre edhe nqs jane drejtora apo shefa duhet te jene ne sherbim te popullit po kur ata marrin rrogen me mik dhe nuk paraqiten per taksapaguesit, per ata qe u japin rrogen shum pak e kishin...

  • Sylejmëni: 03/06/2020 07:51

    Meqenese e mori vesh gjith Elbasani po e po por dhe gjithë republika qe ky funderrine bëri kete gje, derrmojeni keq tani dhe publikoni denimin me qellim qe të mblidhen minjtë e tjerë qelbasanas!

    Përgjigju
    • Elbasan: 03/06/2020 09:40

      Ti je thjesht nji by*hqir qe flet kot pa ditur gje po ta dije nuk do flisje kshu dhe nqs je kaq ka*derr mund tflasesh live me ftyren tende... klysh policie...spiun shik-u

  • shtylla: 03/06/2020 06:55

    Zoti e ndihmoft kete djalin qe mos kete shum pasoja nga ky gjest, kurse policat duhet te jene super profesional dhe te durushem ose mos e bejne ate pune, me njerzit duhet te sillen si njeres sepse jemi populli me fukara ne keto zona dhe skemi nerva per ofendime ose padrejtesi nga ana e forcave te policis

    Përgjigju
    • Justice: 03/06/2020 10:26

      Plotesisht dakortd me ty

  • ymeri: 02/06/2020 23:24

    Ne kete rast shoferi aggressor vritet ne vend nga policia,,,,....

    Përgjigju
    • Elbasan: 03/06/2020 09:40

      Ose ty tqihet motra

  • hahah: 02/06/2020 23:23

    taman shtet leshit kena

    Përgjigju
  • Vicidoli: 02/06/2020 23:20

    Birisha u bani njerez u bani ne makina u armatosi me mbrojt pronat

    Përgjigju
  • Vlore: 02/06/2020 13:51

    Bajge efgjit Elbasani i dale nga psiqatria e Elbasanit.

    Përgjigju
    • Vlore: 03/06/2020 10:01

      Yyyyyt plera!

    • Loni: 03/06/2020 03:56

      Po larot e vlores edhe lugatet o vlora bjeri moj te lumte torra. Pse vetem Elbasani behen te cmendur truges me vlore lindin se ka psiqiatri...

    • Rrace e paster: 02/06/2020 19:12

      Ore ne e dim qe kemi jefq e arixhij ne Elbasan, po ju surrat zit e Vlones cer rrace jeni ? Or kurdistanez me fustanell

  • Alb: 02/06/2020 13:48

    Po kush e kishte dhunuar kete porta e komisariatit se asaj ja paska nxjerr inatin.

    Përgjigju
    • Agjenti: 02/06/2020 22:55

      Hahahahahhahaha

  • Loran: 02/06/2020 12:32

    Pistolet me gaz ja kan nxjer mbasi ka paguar leket ke drejtori i qArkut Shkb te marri masat e duhura ndaj drejtorit

    Përgjigju
  • Law: 02/06/2020 12:20

    Bej fest se je ne shqiperi se te ishe ne Amerike te kishin ber shoshe me plumba

    Përgjigju
    • Zani: 02/06/2020 22:34

      Po shyqyr qe s'jemi atëherë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth

Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth