Elbasan/ Virozat drejtojnë 1500 fëmijë në spital, mjekët apelojnë: Kujdes moshat nga 0 deri në 8 vjeç

Në pediatrinë e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan si pasojë e virozave dhe temperaturave të ulëta, vetëm gjatë muajit Janar janë paraqitur reth 1500 fëmijë të grup moshës  0-12 vjec për të marrë trajtim të specializuar. Sipas shefes së shërbimit të pediatrisë dr. Irena Palloshi në pediatrinë e Elbasanit vetëm gjatë ditëve të pushimit numri i fëmijëve ka arritur në gati 300 fëmijë të cilët kanë pasur nevojë për rekomandimet e mjekut pediatër.

Nga dita e shtunë, e dielë dhe sot janë shtuar shumë rastet. Janë pak a shumë 120-130 paraqitje dhe është shtuar numri i shtrimeve. Zakonisht kanë ardhur fëmijë me temperaturë të lartë por ka edhe fëmijë me bark dhe të vjella.

Mjekja Pediatre Irena Palloshi

Sipas mjekes Palloshi kjo periudhë bën që fëmijët të kalojnë në gjëndje gripale të shoqëruar me temperaturë. Ajo u bën apel prindërve të bëjnë kujdes kryesisht tek moshat 0-8 vjec pasi është mosha e cila goditet në të shumtat e rasteve si pasojë e epidemive.

Prindërit në radhë të parë t’u ulin temperaturën, t’i hidratojnë fëmijët duke u dhënë sa më shumë lëngje dhe çajra të përgatitura në kushte shtëpie. Dhe të drejtohen tek mjeku i familjes, nëse ai e konsideron të arsyeshme që fëmija të vjë në spital, atëherë le të drejtohet këtu.

Mjekja Pediatre Irena Palloshi

Fluksi më i madh i fëmijëve është gjatë fundjavës në pediatrinë e Elbasanit pasi qendrat shëndetësore janë të mbyllura. Mjekët bëjnë apel që të shmangen ambientet ku ka shumë njerëz në mënyrë të ulet mundësia e prekjes nga virozat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja