Elbasan- E mori peng dhe i grabitit 2000 € kushëririt të gjyqtares, arrestohet pronari i lokalit dhe shoku (FOTO)

ELBASAN-Pushimi në një lokal, ka rezultuar një vendim i gabuar për një taksist në qytetin e Elbasanit, pasi ai është grabitur dhe marrë peng prej disa orësh nga pronari dhe shoku i tij.

Bëhet e ditur se Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, pronar i lokalit dhe shoku i tij, kanë parë që taksisti Andi Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete,  ia kanë grabitur dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte. Këto para sipas dëshmisë së Vyshkës, i kishte se do të paguante shkollën e vajzës.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të pronarit, Thanas Bejko, i cili ishte në "arrest shtëpie" për vjedhje skrapi dhe shokut të tij. Gjithashtu në pranga kanë rënë dy kamerierët, E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç,  të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi kanë dhënë dëshmi të rremë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Zbardhet dëshmia e kushëririt të gjyqtares: Më mbajtën peng deri në 02:00 të mëngjesit, pse kisha me vete 2000 €

Andi Vyshka, taksisti i dhunuar dhe i mbajtur peng nga pronari i një lokali në Elbasan, ka dhënë dëshminë e tij përpara uniformave blu, të cilën Report Tv e disponon. Mësohet se Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka deklaruar se është mbajtur peng nga Thanas Bejko deri në orën 02:00 të natës, deri sa ai vetë njoftoi policinë. Vyshka tha se 2000 eurot që ai kishte pasur e vete, i janë dashur për të paguar shkollën e vajzës.

"Ngjarje e rëndë. Jam grabitur me dhunë nga personat në  lokal. Më kanë mbajtur peng deri në orën 2 të mëngjesit, derisa sa gjeta mundësinë që të lajmëroja policinë. 2000 euro më kanë marrë. Do paguaja shkollën e gocës", tha ai.

Ora 10:50
Del fotoja/ Kush është pronari i lokalit që grabiti dhe mori peng taksistin, i dënuar për vjedhje skrapi

1567760035_thanasbejko.jpg

Report Tv ka siguruar foton e pronarit të lokalit në fshatin Katund i Ri, Elbasan, që grabiti dhe mori peng për disa orë, taksistin Andi Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka. Ai është Thanas Bejko. Bejko ishte "arrest shtëpie" pasi akuzohet për vjedhje skrapi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 06/09/2019 23:41

    Ky paraziti qe del xhiro me dashnoren paulen kurven e lesh verdhe me te marr dhe ky peng

    Përgjigju
  • xxx: 06/09/2019 14:01

    Çhyn ketu kushuriri leshit a i preshit dhunuesi duhet te marre denimin e merituar ashtu si e ka ligji

    Përgjigju
  • Lui: 06/09/2019 13:40

    Dava lafarakesh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës