Elbasan, vritet për hakmarrje
44-vjeçari, identifikohet autori

Elbasan, vritet për hakmarrje<br />44-vjeçari, identifikohet autori
ELBASAN - Ekzekutim mafioz në qendër të qytetit. Hyqmet Pisha, një ish-i dënuar me 17 vjet burg për vrasje të kryer në bashkëpunim, babai i dy fëmijëve u ekzekutua me pistoletë në një lokal pranë zyrave të Gjëndjes Civile.  Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një kalimtare.

Dy orë pas krimit policia deklaroi se kishte identifikuar autorin dhe ai ishte Festim Korra. Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi, në 1997 viktima kishte vrarë Qamil Korren, vëllanë e autorit të krimit të sotëm. Viktima kishte tre jave që kishte dalë nga burgu.

KRIMI NE QENDER TE QYTETIT
Vrasja ka ndodhur rreth orës 13.25 të mesditës së sotme në vendin e quajtur “Xhepa”, kur 45 vjeçari Hyqmet Pisha, i shoqëruar nga një miku i tij, ishte ulur për të pirë birrë në karriget jashtë lokalit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se autori ka parkuar mjetin tip Benz me targa angleze KJ 53 LUD,  shumë pranë bustit të K.Kristoforidhit, i cili ndodhet në qendër të qytetit dhe ka ecur në këmbë rreth 40 metra në drejtim të lokalit. Autori,  një djalë i ri e me trup të mbushur (sipas dëshmitarëve)  ka nxjerrë nga brezi armën pistoletë tip TT dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës plot 7 herë.

Pas ekzekutimit, është larguar i qetë për nga makina dhe më pas është larguar me të. Policia ka arritur të gjejë mbas dy orësh makinën e Festim Korres, në një vend të braktisur shumë pranë Fabrikës së Cimentos në periferi të qyteti të Elbasanit.

VIKTIMA VRAU NE 1997, DOLI PARA 3 JAVESH NGA BURGU
Sipas Policisë viktima kishte rreth tre javë që ishte liruar nga Burgu pasi kishte kryer dënimin për vrasjen e shtetasit, Qemal Korra në vitin 1997. 45 vjecari ishte dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 17 vjet burg, dhe nga sjellja e mirë  në burgun e Peqinit i ishin ulur 2 vjet.

PLAGOSET KALIMTARJA
Nga të shtënat e armës ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit. Lindita Calladej po kalonte aty në momentin që autori ka qëlluar në drejtim të viktimës. Kalimtarja ka marrë një plumb në krah. Mjekët thonë se  plumbi fatmiresisht vetëm sa e ka përshkuar krahun dhe gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
E pyetur nga Policia e plagosura ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ajo nuk ka mundur do të shohë asgjë pasi gjithcka ka ndodhur shume shpejt. Policia ka marrë në pyetje edhe mikun me të cilin viktima ishte ulu në lokal. Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimesh.

FESTIM KORRA NE KERKIM
Festim Korra kishte pritur lirimin e autorit të hakmerrej. Kjo është pista kryesore e policisë. Pas krimit dhe pasi kishte braktisur automjetin në periferi të Elbasanit ai është larguar në drejtim të paditur. Tashmë policia është vënë në kërkim të tij.

Hyqmet Pisha kishte hapur një pikë grumbullimi skrapi me vëllanë shumë pranë banesës së tyre që ndodhet në Teqen e Madhe, dhe punonin bashkë.

hyqmet Pisha
(Foto: Viktima Hyqmet Pisha)

Lindita Calladej
(Foto: E plagosura)

 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!