Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Në Elbasan ka festë. Verdheblutë nuk janë mjaftuar vetëm me ngjitjen në Superligë javë më parë, por me fitoren tenistike sot 5-0 Tomorrit kanë siguruar edhe titullin kampion në Kategorinë e Parë.

Kjo ka bërë që ne Elbasan të nisë festa fillimisht në stadium dhe më pas në rrugët e qytetit.  Ky është një rikthim i madh në elitën e futbollit shqiptar që tifozëve elbasanas u kishte munguar aq shumë.

Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament.

ELBASANI-TOMORI 5-0

35′, 45’+1′, 57 Lleshi, 48′ Greca, 90 Kelemnt

ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Gava, Kurti, K. Kasa, A. Kasa, Hasani, Greca, Hoxhaj, Lleshi.

Trajner: N. Dede

TOMORI: Zama, Baruti, Çaço, Pasmaçiu, Kasmollari, Hysolli, Gjoni, Arbri, Kumani, Hyseni, Oshafi.

Trajner: L. Hadaj

SI.E./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg