Elbasani sfidon motin, vazhdon traditën e Ditës së Verës (VIDEO)

Ndonëse Tirana vendosi të shtyjë festimet e ditës së verës për ditën e dielë, për shkak të motit jo të mirë të parashikuar për ditën e sotme, në Elbasan kjo ditë ka nisur ndryshe, me një atmosferë festive dhe shumë tradicionale.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri tregon se festimet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme me një koncert të organizuar nga Bashkia e Elbasanit, ku kanë marrë pjesë këngëtarë të mirënjohur si Klajdi Haruni, Bruno, Eneida Tarifa etj.

Për të vijuar ditën e sotme, ku që prej mëngjesit shumë qytetarë vendas por edhe nga qytete të tjera që kanë udhëtuar drejt Elbasanit, i janë bashkuar festimeve tradicionale. 

Sheshi kryesor është mbushur me qytetarë që i janë bashkuar aktiviteteve të organizuar me rastin e kësaj feste, ndërkohë shumë tregtarë kanë dalë të shesin ballokume, e cila është edhe simbol i Ditës së Verës.

Festimet e Ditës së Verës në Elbasan

Fëmijët e shkollave kanë organizuar shumë aktivitete. Disa prej tyre mbajnë edhe shumë specifika, ndër të cilat edhe me qëllim orientimin e të rinjve drejt librit. Në sheshin kryesor fëmijët po mbajnë një koncert recital.

Festimet do të vazhdojnë deri në mesditë dhë më pas qytetarët do të shpërndahen nëpër shtëpia për të nisur festimet me familjen nën shoqërinë e gatimeve tradicionale.

VIDEO/Atmosfera në Elbasan

VIDEO/Atmosfera në Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier