Eleni Foureira e dyta në Eurovizion/ Mediat greke: Të pakënaqur me vlerësimin e Shqipërisë

Eleni Foureira e dyta në Eurovizion/ Mediat greke: Të pakënaqur me vlerësimin e Shqipërisë

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira gjatë interpretimit të saj në Eurovizion

Këngëtarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, u rendit në vendin e dytë. Me një këngë ritmike dhe performancë të shkëlqyer, Eleni ishte shumë pranë fitores. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

Dhe pikërisht për këtë fakt, mediat greke duket se janë të pakënaqura. Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj. Pavarësisht se ato 2 pikë më shumë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.

Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria.

E përditshmja greke “Protothema”

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI