Elezi në Repolitix: Nesër Harxhi do bëjë publike provat se si u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë

Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.

“Nesër do shpalosim dhe do analizojmë fakte dhe argumenta para demokratëve opoinionit publik që nuk pati një gare të ndershme, por pati një farsë. Grupimi për PD u realizua dhe u formua për mbrojtje e procesit zgjedhor. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë  e brendshme. Duhet bërë dhe një analizë. Në kukës votoi 38% e antarësisë në Tiranë 88%..Në një degë këtu në Tiranë ëshët votuar 111%.Jo se kjo ka ndryshuar rezultatin, se Basha do fitone. Procesi ka qenë i njollosur në cdo aspekt”, tha Elezi.

Kjo deklaratë e Elezit vjen pasi Edith Harxhi humbi zgjedhjet brenda partisë, e cila ishte ndër më pak të votuarat nga kanidatët.

Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Ky proces u kontestua nga 3 kundërshtarët duke akuzuar Lulzim Bashën se ka manipuluar zgjedhjet.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit