Elisa e BB4: "Jam e vuajtur nga nëna ime"

Elisa e BB4: "Jam e vuajtur nga nëna ime"
Ka qenë i çuditshëm reagimi që ka bërë në Facebook, një nga vajzat e “Big Brother 4” Elisa Çaushi nëpërmjet disa videove të postuara. Elisa, e cila fliste e përlotur është përpjekur të tregojë histori nga jeta e saj. Mes shumë videove të shkurtra dhe lotëve ajo ka thënë se është njeri i vuajtur dhe kjo për shkak të nënës së saj.

Shumë njerëz e kanë pyetur se çfarë ishte duke kaluar, ndërkohë që pas këtyre videove ajo ka mbyllur edhe profilin e saj në Facebook. Më poshtë kemi ruajtur disa nga fjalët që ajo ka thënë gjatë postimit të këtyre videove të shumta, që zgjasnin nga një minutë.



“Të paktën mami im është happy, po dëgjon muzikë sot. Shpresoj që të ketë njerëz që më kuptojnë për çfarë unë flas. Dua të ndihmoj njerëz sidomos fëmijët, deri në moshën 8 vjeçe kisha nevojë të isha e mbrojtur, se pas kësaj moshe u bëra vetë e fortë.

Unë kam halle, jo të vetes sime, të botës.  Jam 80% e vuajtur nga mamaja ime.  Gjithë jetën e saj e kam unë dhe e vuaj unë më shumë se ajo:, teksa në videon tjetër është ndalur edhe tek kujtimet e saj nga jeta në Shqipëri ku mes të tjerav është shprehur; “ Më vjen keq për femrat që jetojnë në Shqipëri”.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

 
 
 
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës