Elona thyen heshtjen: "Ja çfarë
kishte në zarfin që i besova Rikes"

Elona thyen heshtjen: kishte në zarfin që i besova Rikes"">
Elona, një nga finalistet e Big Brother ka vendosur të flasë për jetën  e saj jashtë Big Brother, por edhe për eksperiencën e saj në këtë shou. Ajo ka studiuar për stiliste në Francë, ka pasur fatin të jetë afër emrave të rëndësishëm si Mark Xhakobs dhe dëshiron që edhe këtu të krijojë diçka të vetën. Megjithatë veç anës profesionale të saj, Elona sqaron për publikun të vërtetën për zarfin e grisur në shou, prej të cilit gati të gjithë dyshuan se ajo pëlqente femrat, madje se i kishte shprehur  dashurinë Rikes. Si është kjo e vërtetë, por edhe arsyet se përse Elona nuk ka folur për meshkujt, ish-banorja e BB6 i tregon në këtë intervistë të parë pas daljes nga shtëpia e Vëllai të Madh.

Elona çfarë të dha eksperienca në Big Brother?

Është një eksperiencë që më ka sjellë shumë emocione së pari. Të sjell shumë adrenalinë sepse janë emocione krejt të papritura. Është më shumë një  provë tek vetja, se sa mund të durojë njeriu izolimin dhe gjithçka. Më ka sjellë vetëm pikë pozitive si eksperiencë.

E shihje veten fituese dhe si e pe fituesin e këtij shou?

Jam mësuar të rri me këmbët në tokë si njeri. Nga forca ime në atë lojë, karakteri  dhe personaliteti im, sidomos nga banorët që pata përballë  besoj se mund të isha fituese e asaj loje. Pas kësaj se si ndodhën gjërat dhe kush fitoi është gjë tjetër.

Mendon se të penalizoi situata me Riken, kur ti i besove diçka personale dhe u kuptua ndryshe?

Ka shumë mundësi që ajo paraqitja e historisë së zarfit  mund të më ketë bërë të humbja shumë pikë ndoshta. U vendos  tek unë një etiketë që nuk duhej dhe ndoshta krijoi një lëkundje tek imazhi që shihnin njerëzit tek unë. Ka shumë mundësi të më ketë penalizuar kjo gjë.



Je penduar që e rrëfeve ?

Jo. Është diçka që nuk  e kam kurrë pishman, sepse shoqëria ime me Riken vazhdon të jetë njëlloj.

Kanë  qarkulluar fjalë se nuk takoheni bashkë?

Nuk ka ndodhur fare kështu, jemi takuar pothuajse çdo ditë dhe është një shoqëri që besoj se do vazhdoj, pasi jetës nuk i dihet kurrë. Kemi një shoqëri shumë të sinqertë dhe shumë të fortë.

Ti ishe gati të lije lojën. Kaq sekret i rëndësishëm ishte për ty?

Këtë gjë dua ta sqaroj.  Kur e kam shprehur që dua të lë lojën është thjesht fakti  që  nuk dëshiroja të isha e zhgënjyer nga produksioni. E dija shumë mirë se si do të ndodhte. Gabimi im nëse mund të quhet i tillë mënyra se si unë e përdora zarfin, e dija që  do përdorej për keq tek imazhi im. U dhashë mundësinë ndoshta në këtë rast produksionit që të më nxirrte  për atë që s’jam. Është diçka që mua më rëndoi. Kur kam thënë që jam gati të lë lojën, nuk ka qenë në lidhje me sekretin që ka pasur zarfi, por nga mënyra se si u bënë gjërat.

Kush e di tjetër këtë sekret?

Atë që përmban zarfi e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit.  Nuk është sekret shumë i madh, doja ta ndaja me Riken dhe jo me banorët  e tjerë.

Mendon se do bëje mirë ta thoje, sado personale të ishte apo të të bënte të fitoje pikë?

Nuk e thashë, sepse e shpreha aty ku mendova se ishte mirë ta thoja. Nuk kam  menduar kurrë të fitoja pikë nga ajo gjë.



Ose për të sqaruar një publik që ngeli  i dyzuar edhe që ndoshta mund  të jetë ende me pikëpyetje për ty?

Mund të vazhdojë shumë kohë ndoshta, por është pjesa tjetër që derisa thuhet diçka për mua që  nuk është e vërtetë nuk kam pse e vras mendjen kaq shumë.  Duhet të jap justifikime për diçka që nuk ekziston. Ndërsa mua më pengon jashtë mase, sepse është vënë një etiketim në një mënyrë jo të drejtë.

Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin që ti nuk ke folur  për jetën tënde private, për lidhje dashurie..

Mendoj se është përdorur dhe menduar mirë kjo gjë. Është përdorur në një mënyrë siç duhet, duke qenë se unë kam qenë njeri  shumë i mbyllur dhe s’kam folur për jetën private apo familjare.  Në momentin që kam hyrë në atë shtëpi kam menduar vetëm për veten time.  Nuk doja të flisja për të tjerët.



Njerëzit ndoshta janë kuriozë të dinë se si i ke raportet me djemtë?

Jam shumë selektive sa i përket  njeriut që dua të kem pranë. Jam shumë e vendosur dhe nuk dua të humb kohë dhe në lidhje e vendos tjetrin shumë në provë.

Ka pasur në jetën tënde një histori të rëndësishme dashurie?

Kam pasur dhe është diçka shumë normale të jetosh një histori dashurie. Në një lidhje jam tepër besnike, jam e drejtë dhe e sinqertë.  Gjithmonë kam pritur për djalin që do të çoj në shtëpi. Dua që ai që do t’i jap dorën babit tim të jetë i fundit. Kam shumë respekt për familjen.

Çfarë diference vëren mes francezëve dhe meshkujve shqiptarë?

Francezët janë njerëz shumë të mirë, të respektojnë dhe me edukatë. Por është pjesa tjetër që nuk mund të jenë kurrë si ne.  Ne kemi tradita shumë të forta.

Ti e do mashkullin e jetës shqiptar?

Do kisha shumë dëshirë të ishte shqiptar, sepse të afron më shumë me thelbin tënd.

Dashuria jote ka qenë francez apo shqiptar?

Ka qenë francez dhe nuk kam asnjë lloj pishmani, sepse kam jetuar diçka shumë të bukur. Nuk është  se kam qenë e lënduar. Besoj shumë në dashuri dhe jam shumë e dashur, por dua të jem e vendosur dhe të  ndihem e sigurtë.

Ke thënë që je kthyer për arsye personale…

Nuk jam kthyer në Shqipëri që pas vdekjes së nënës sime. Pata një fazë  në jetën time që duhet të pranoja që mami nuk është më.  E dyta është se e kam menduar gjithmonë të kthehem në Shqipëri për disa arsye, e para sepse është vendi im dhe tjetra  se kur të bëja  hapin tim të parë profesionalisht do të doja ta bëja këtu.

Pse këtu, nuk është më mirë Franca?

Franca më ka bërë të shoh shumë gjëra nga afër  dhe  besoj se kam jetuar vitet më të bukura të jetës sime deri tani. Në kam qenë  në bashkëpunim me stilistë shumë të mëdhenj atje dhe më kanë dhënë vërtetë mundësinë të shtyj dyer që shumë njerëz  i ëndërrojnë. Është e mundur, por s’ka gjë më të bukur kur e bën në vendin tënd.

Me cilët stilistë të njohur ke pasur fatin të mësosh apo bashkëpunosh…

Zhiven Shin, Kenzo, Mark Xhakobs dhe shumë të tjerë. Më është dhënë mundësia të punoja me një agjesni “show room” edhe kam parë shumë gjëra nga afër. Nga stilizmi kalova edhe tek koleksionet, si nisin, si bëhen, një pjesë shumë e rëndësishme për mua.

Çfarë do të bësh në Shqipëri?

Do doja të punoja si stiliste. Do doja të investoja për të krijuar koleksionet e mia, që për momentin nuk është e mundur. Do kisha dëshirë të kisha një agjensi “re-looking”, një vend ku njeriu do të ndryshojë paraqitjen tërësisht, nëse ka ndryshuar punë apo do diçka të re pas një ndarjeje. Hyn tek agjensia  dhe del një person krejt tjetër, me pamje të rifreksuar, të re, shik sipas asaj që dikush dëshiron. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb