Elvis Pupa eliminohet nga ‘Big Brother’: Aty nuk kishte asgjë reale, m’u duk vetja si Kim Kardashian

Elvis Pupa eliminohet nga ‘Big Brother’: Aty nuk kishte asgjë reale, m’u duk vetja si Kim Kardashian

Elvis Pupa duke lënë shtëpinë e Big Brother

Elvis Pupa nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP. Ai u eliminua mbrëmjen e djeshme, pasi në nominim përballë Deamishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.

Pas daljes nga Big Brother, Elvisi tha se aty brenda nuk ishte asgjë reale. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja pranë real. Aty, asnjë bisedë nuk ishte reale. 99 për qind e bisedave ishin jo reale. Aty vetëm ‘mirëmëngjes’ dhe ‘natën e mirë’ ishte e vërtetë”.

Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri në Big Brother vetëm pak javë më parë. Ky ishte një rikthim i tij në ekran, pasi prej vitesh Elvisi është vendosur në Australi dhe jeton atje bashkë me familjen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Familja: 19/04/2023 09:02

    Nuk duhet te kishe hyre Ervis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!