TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është zyrtarisht i pandehur. Roshi u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin ku iu komunikua akuza “shpërdorim detyre” lidhur me një kallëzim që KLSH kishte bërë ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

Vetë Roshi preferoi të mos bëjë asnjë koment për mediat, ndërsa avokati i tij tha se do njihen me materialet dhe në i vijim do paraqesin pretendimet e tyre.

“Iu komunikua akuza për shpërdorim detyre për pjesën e tenderave që erdhi nga gjykata e Durrësit. Nuk ka asnjë rrethanë tjetër, do njihemi me materialet dhe do paraqesim pretendimet tona”, tha avokati Andi Skënderi.

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. Çështja shkoi më pas në Prokurorinë e Durrësit e cila kërkoi ta mbyllte, por një vendim i GJKKO vitin e kaluar urdhëroi hetimin e dosjes nga SPAK.

Nga ana tjetër kujtojmë që më 17 maj SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Qershor, 07:43

    A prisni që rinumërimi i 44% të kutive të votimit të ndryshojë rezultat?