Elvis Pupa ka rrëfyer historinë e dhimbshme brenda shtëpisë së BBV.
Gjatë një bisede me Oltën, Elvis Pupa ka treguar se po afrohet ditëlindja e të atit të ndjerë dhe për këtë arsye ai ka qenë i mërzitur këto ditë
Madje aktor ka treguar se vdekja e babit të tij ka qenë aksident, ka humbur jetën në det. Ai ndodhej me të ëmën e Visit në plazh në Gjirin e Lalzit dhe u fut në det me dallgë, nga lodhja e tepërt i pushoi zemra.
Pjesë nga biseda:
Elvis Pupa: Kam një gjë këtë periudhë, kam një dilemë emocionale kështu me ca data.
Olta Gixhari: Kam kaq ditë që dua të pyes dhe e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit, e ndjej që ke diçka. Ke humbur një person të afërt?
Elvis Pupa: Po babën, me atë e kam. Iu afrua data e ditëlindjes.
Olta Gixhari: Sa vite ke që e ke humbur?
Elvis Pupa: Bën 8 vjet, në gusht mbush 8-vjet.
Olta Gixhari: Po ishte aksident apo sëmundje?
Elvis Pupa: Aksident, unë jam shumë pozitiv kështu edhe nuk humb në mendime por them që shyqyr që e patëm dhe aq sepse dynjaja se kanë. Kur është aksident është një çikë e sikletshme sepse nuk ke ndarje.
Olta Gixhari: Me makinë?
Elvis Pupa: Jo në det. Patën shkruar atëherë, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam.
Olta Gixhari: Po si në det?
Elvis Pupa: Ka pasur dallgë, është futur në det edhe nga lodhja e ka lënë zemra. Nëna ka qenë aty me të, ka vuajtur shumë, është sikletosur shumë sepse s’ka pasur shumë njerëz, se kanë qenë larg në Gjirin e Lalzit andej. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg është shumë e vështirë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
66.1%
-
JO
26.4%
-
NUK E DI
7.5%
Vota total: 333
Lajme të tjera
-
Çfarë i bëri bashkë? Gjysmë të zhveshur, Monika Lubonja dhe Gent Hazizi bashkë në një dhomë hotelit: Nuk jam Olta unë
7 Qershor, 09:30
-
Mbretëresha, Prima Donna apo kuçedra? Olta Gixhari flet për epitetet që i vunë në Big Brother VIP
5 Qershor, 19:41
-
Shumë shpejt do t’i shohim bashkë, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të vijnë me projekt të ri
1 Qershor, 09:00
-
U tha se ka blerë ndjekësit në ‘Instagram’, Olta Gixhari del me fakte, ja çfarë na zbulon ish-banorja e BBV (VIDEO)
24 Maj, 08:52
-
Ishte ‘armiku’ i saj në lojë, Olta Gixhari 'dy fjalë' për Luizin: Ky ishtë bigu ynë, aventura ime pa ty s’do ishte e njëjtë
22 Maj, 09:04
-
Olta i habit të gjithë me deklaratën: Luizi kishte qejf Jorin, ja ç’do ndodhte nëse Kiara nuk do rifutej në shtëpi
21 Maj, 10:05
-
Debat i ashpër mes Oltës dhe Ronaldos: Mos guxo të diskutosh arsyen e daljes sime nga ‘BBV’! Ndërhyn Luizi
21 Maj, 07:49
-
Ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në instagram, Gerta Gixhari zbulon të vërtetën e marrëdhënies me të motrën: Olta nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë
18 Maj, 13:22
-
Set fotografik me Efin, Zhakun dhe Oltën për 20 mijë euro? Ja si përgjigjet Kiara Tito: Jooo, qyqe, larg qoftë
18 Maj, 07:26
-
Ndizen sërish debatet e vjetra, Olta Gixhari shpërthen në akuza të forta ndaj Kiara Titos në post BBV: O e kulluar, je materialiste
14 Maj, 11:17
-
VIDEO/ Pas Luizit, edhe Olta Gixhari ‘zhgënjen’ Foltoren, mbështet publikisht Veliajn
9 Maj, 17:40
-
VIDEO/ Olta Gixhari shfaqet publikisht me Dorin, marrin pjesë në festë me Luizin
8 Maj, 10:17