EMA fillon rishikimin e vaksinës ruse Sputnik V

EMA fillon rishikimin e vaksinës ruse Sputnik V

Agjencia Evropiane e Barnave , EMA me anë të një deklarate u shpreh se ka filluar shqyrtimin për lejuar përdorimin e vaksinës Ruse Sputnik V pas rezultateve në studimet laboratorike dhe klinike tek të rriturit.

"Këto studime tregojnë se Sputnik V nxit  prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që luftojnë koronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19. EMA do të vlerësojë të dhënat sapo ato të bëhen të disponueshme për të vendosur nëse përfitimet i tejkalojnë rreziqet. Rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për aplikimin zyrtar të autorizimitn për përdorim emergjent të saj"thuhet në deklaratë.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i bashkimit Evropian pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se ajo ende nuk e ka marrë miratimin e agjencisë rregullatorë të barnave

EMA ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim në të gjithë bllokun, atë të  Pfizer / BioNTech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit dhe Moderna. Tani po vlerëson vaksinën nga Johnson & Johnson për të cilën pritet të japë aprovimin në mes të marsit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët