E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A

Italia është vendosur e gjitha në karantinë. Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e sotme kryeministri Italian Conte ka vendosur që të shtrijë dekretin në këtë regjim karantine, duke bllokuar çdo lëvizje të brendshme. Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertëve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ngritur tonin. Nga situata e krijuar, kanë nisur dje pasdite edhe trazira në burgjet e Modenës dhe Pavia, si pasojë e të cilave ka patur edhe disa viktima nga rradhët e të dënuarve. 

Këshilltari për Mirëqenien e Lombardisë Giulio Gallera tha në një intervistë që "Nëse masat e marra nuk japin rezultat, do të merren masa më drastike për të kufizuar përhapjen e infeksionit” dhe se ‘kush nuk zbaton masat e dekretit rrezikon të arrestohet”. Ëalter Ricciardi, këshilltari I Ministrit të Shëndetësisë dhe anëtar i bordit të OBSH tha se masat e aprovuara me dekret qeveritar në përgjigje të emergjencës janë shumë të rrepta dhe të rëndësishme, por ata kanë nevojë për aleancë me njerëzit dhe se kundër atyre që i shkelin mund të aplikohen masa të rënda, pasi siç tha ai, infeksioni nga koronavirusi nuk është shaka. Presidenti i Istitutit të Lartë Shëndetësorë, Silvio Brusaferro, i pyetur për rritjen e numrit të vdekjeve që ndodhën dje tha se "Gjithmonë flasim për të moshuar, 60% e të cilëve mbi 80 vjeç dhe me më shumë se një sëmundje kronike të mbartur". Ai përsëri rëndësinë thelbësore të parandalimit të përhapjes së virusit e cila varet shumë nga sjellja jonë dhe se masat e distancimit shoqëror janë vendimtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin kombëtar! Ndalet Serie A

Formulari që duhet plotësuar për lëvizjen nga njëra zonë në tjetrën

"E gjithë Italia do të jetë një zonë e mbrojtur. Nuk ka më zonë të kuqe, jeshile apo e verdhë". Italia është vendosur e gjitha në karantinë. Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e sotme kryeministri Italian Conte ka vendosur që të shtrijë dekretin në këtë regjim karantine, duke bllokuar çdo lëvizje të brendshme.

Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante. Nga mëngjesi i ditës së nesërme deri në datë 3 prill në Itali sipas dekretit mund të lëvizet vetëm për dy arsye; punë ose probleme shëndetësore, por me kusht që duhet plotësuar një formular, vetë-deklarim.

Kryeministri Giuseppe Conte shpjegoi se "nuk ka kohë. Të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin. Sot është momenti i përgjegjësisë. Numrat tregojnë se kemi një rritje të të infektuarve, të personave të shtruar në spital nën kujdesin intensiv dhe të vdekurit. Zakonet tona prandaj duhen ndryshuar. Ata duhet të ndryshohen tani. Masa të rrepta dhe të forta.

Unë jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim "Unë qëndroj në shtëpi". Nuk do të ketë më një zonë të kuqe, Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur. Nga nesër në mëngjes, kushdo që duhet të kalojë nga një komunë në tjetrën duhet të ketë një arsyetim dhe të paraqesë një vetë-vërtetim për kontroll. Por nëse do të ketë një auto-vërtetim të pavërtetë do të cilësohet krim" saktëson ai.

Conte theksoi se "një kufizim i transportit publik nuk është në rendin e ditës, për të garantuar vazhdimësinë e sistemit të prodhimit dhe për t'i lejuar njerëzit të shkojnë në punë".  Koronavirusi ka prekur edhe sportin, pasi janë pezulluar të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë Serie A, kampionatin e futbollit. "Nuk ka asnjë arsye pse ngjarjet sportive të vazhdojnë. Të gjitha ngjarjet sportive, në të gjithë Italinë, janë pezulluar" tha ai. Gjithashtu palestrat janë mbyllur. Shifrat deri tani në Itali janë; 7985 të infektuar dhe 463 të vdekur.

Ora 18:43
Koronavirusi, 463 të vdekur, 7985 të infektuar dhe 1598 të shëruar në Itali. OBSH: Rreziku i pandemisë është shumë real

Në Itali numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 463, 97 viktima më shumë se dje kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 7985, 1598 më shumë se një ditë më parë, kurse 1598 pacientë janë shëruar.

Në Rajonin e Lombardisë ka 333 viktima nga koronavirusi, 440 pacientë ndodhen në kujdesin intensiv teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 5469, 1280 më shumë se dje kurse të shëruarit janë 646.

Rastet pozitive në Emilia-Romagna u rritën në 1386, 206 më shumë se dje. Nga këto, rreth 600 janë në izolim në shtëpi dhe 90 në kujdes intensiv.  Në Rajonin e Lacios, 4 mjekë dhe 3 specializantë janë vënë në karantinë pasi dolën pozitiv për Covid19.

Këshilltari për Mirëqenie i Rajonit të Lombardisë Giulio Gallera, tha se "Të gjitha të dhënat tregojnë se ka një zhvillim pozitiv të infeksionit në zonat e para të shpallura të kuqe dhe autoritetet po vërejnë ulje të numrit të të infektuarve. Kjo do të thotë se masat e marra kanë dhënë rezultate”.

Gallera tha gjithashtu se "Nga të dhënat që kemi, del se vetëm 35% e të infektuarve janë nën moshën 65 vjeç".

"40-vjeçarët dhe 50-vjeçarët sot janë në gjendje t'i shpëtojnë infeksionit të rëndë sepse ata kanë një fizik që i përgjigjet më mirë sëmundjes”.

Sipas Gallera, "Në provincën e Bergamos ka një rritje shumë domethënëse të numrit të të prekurve nga virusi i ri, 1245 pozitive (+248 nga dita e djeshme). Edhe Brescia ka një rritje po aq të fortë, 739, 238 më shumë se dita e djeshme. Në Kremona ka shkuar në 916 rastet e prekura, + 251 krahasuar me dje. Pjesa tjetër e rajonit ende ka prezencë shumë të kufizuara dhe ky është një element pozitiv".

Pasi dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.
Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertëve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve, gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ngritur tonin e komunikimit në dy ditët e fundit duke thënë se kush shkel masat e vendosura në rajonet veriore që synojnë ndalimin e përhapjes së infeksionit, rrezikon arrestimin.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar sot se rreziku i pandemisë është shumë real. "Kërcënimi i një pandemie po bëhet gjithnjë e më shumë real”- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH), Tedros Ghebreyesus, duke shtuar se “nëse do të shpallet, kjo do të jetë epidemia e parë që mund të kontrollohet".

Ora 18:28
Presidenti i Komitetit Olimpik: Të ndalohet sporti në Itali deri në 3 Prill! Por duhet dekret nga qeveria

Presidenti i CONI (Komiteti Olimpik Italian), Giovanni Malago kërkon që të ndërpritet cdo aktivitet sportiv në vendin fqinj deri në datë 3 prill  për shkak të koronavirusit.

Malago mblodhi në një takim të gjithë përfaqësuesit e Federatave të Sportit dhe i kërkon shtetit italian që të ndërpresë aktivitetet sportive deri në datën 3 prill 2020.

"Kjo është emergjencë për vendin dhe për sportin që nuk ka precedent në histori. Të gjitha aktivitetet sportive në të gjitha nivelet të pezullohen deri më 3 Prill". Por për këtë kërkesë duhet që të vendosë qeveria me një dekret specifik të kryeministrit Conte.

Ora 17:25
Koronavirusi/Itali, drejt zgjatjes së afatit të mbylljes së shkollave: Më 15 prill ose 4 maj

Ministria e Arsimit në Itali po mendon të zgjasë afatin e mbylljes së shkollave, i cili ishte planifikuar deri më 15 Mars. Afati i ri mund të jetë deri në muajin prill.

Sipas gazetës ‘La Repubblica’, nëse bllokimi do të konfirmohet, kthimi në shkollë I nxënësve do të bëhet në datën 6 prill, disa ditë para festimeve të Pashkëve të planifikuara për 9 deri 14 prill. Sidoqoftë, duket e vështirë të rikthehen nxënësit në shkollë vetëm për tre ditë, prandaj hipoteza e mbylljes së shkollave deri më 15 prill po bëhet gjithnjë e më e mundur.

Po sipas gazetës, ky është skenari i dytë i paraparë nga Ministria e Arsimit, kurse hipoteza e tretë është që shkollat të happen më 4 maj.

Pasi dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Ora 16:34
Koronavirusi, dyfishohet numri i të infektuarve në Spanjë, 1000 raste në Madrid dhe vendet baske. Kina dhuron 20 milion dollarë për OBSH

Nuk është vetëm Italia që po vuan nga emergjenca prej epidemisë nga koronavirusi. Shumë shtete të tjera europiane po numërojnë të infektuarit e parë kurse në vende të tjera numri i të prekurve nga infeksioni po rritet me ritme të shpejta.

Në Spanjë ka një përshpejtim të papritur në numrin e infeksioneve që lidhen me koronavirusin.

Sot u njoftua se rastet e konfirmuara u rritën në 1000. Ky është një numër pothuajse dyfish krahasuar me 589 ditën e djeshme.

Qeveria e Madridit ka mbledhur një takim urgjent për të vlerësuar miratimin e "masave drastike" për të frenuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytet, rastet e konfirmuara janë rritur me 200 njësi në 24 orët e fundit ndërsa vdekjet janë dyfishuar: 16 viktima u raportuan sot kundrejt 8 që ishin deri dje.

Kina dhuron 20 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit

Kina i ka dhuruar 20 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit, shumë e cila do të përdoret për të mbështetur luftën globale kundër epidemisë së koronavirusit dhe për të kontribuar në ndërtimin e sistemeve të shëndetit publik në vendet e vogla dhe në zhvillim, të cilët shpesh i kanë institucionet shëndetësore të brishta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Geng Shuang tha se Kina do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar epideminë dhe do të punojë me bashkësinë globale për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik jo vetëm në nivelin rajonal.

Ora 16:11
Koronavirusi/Itali: Të parat 'Zona të Kuqe' kanë dhënë rezultate pozitive, ka ulje të rritjes së infeksioneve

Këshilltari për Mirëqenie i Rajonit të Lombardisë Giulio Gallera, tha se "Të gjitha të dhënat tregojnë se ka një zhvillim pozitiv të infeksionit në zonat e para të shpallura të kuqe dhe autoritetet po vërejnë ulje të numrit të të infektuarve. Kjo do të thotë se masat e marra kanë dhënë rezultate”.

Gallera tha gjithashtu se "Nga të dhënat që kemi, del se vetëm 35% e të infektuarve janë nën moshën 65 vjeç".

"40-vjeçarët dhe 50-vjeçarët sot janë në gjendje t'i shpëtojnë infeksionit të rëndë sepse ata kanë një fizik që i përgjigjet më mirë sëmundjes”.

Pasi dje qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese. Kjo është arsyeja pse qeveria ka ngritur tonin e komunikimit në dy ditët e fundit duke thënë se kush shkel masat e vendosura në rajonet veriore që synojnë ndalimin e përhapjes së infeksionit, rrezikon arrestimin.

Ora 16:00
Koronavirusi-Kinë, mbyllen spitalet 'e improvizuara' në afërsi të Wuhan, dëshmia e parë e kthimit në normalitet

Që nga nesër, të gjitha spitalet modulare të ndërtuara për t'u marrë me emergjencën e koronavirusit në Kinë në zonën Wuhan (provinca Hubei) mund të mbyllen.

Sipas autoriteteve, tashmë disa struktura të tjera të përdorura për trajtimin e të infektuarve janë mbyllur, një shenjë kjo që tregon se Kina po i rikthehet normalitetit, por gjithsesi me shumë kujdes dhe maturi.

Spitalet kineze dhe klinikat e ndërtuara në kohë rekord disa ditë pas fillimit të shpërthimit masiv të epidemisë kanë trajtuar rreth 12,000 raste në zonën Wuhan.

Për momentin, thotë China Daily, ka vetëm 100 pacientë që janë ende në trajtim në tre spitale akoma aktive në terren. Gjithashtu dje, agjensia Xinhua publikoi imazhet e mjekëve dhe infermierëve duke festuar mbylljen e njërit prej spitaleve të Wuhan.

Mbyllja e këtyre spitaleve shoqërohet gjithashtu, në fillim të javës. Gjithashtu sot, qeveria kineze konfirmoi se dje kishte vetëm 40 infeksione të reja në mbarë vendin, rritja më e vogël që kur vendi filloi raportimin e të dhënave të infeksionit në 20 Janar.

Ora 15:35
Koronavirusi-Itali, Infermierja e rraskapitur bie në gjumë me maskë dhe doreza, fotografia virale në internet

Një infermiere e rraskapitur pushon 5 minuta me kokën vendosur mbi tastierë, me maskë dhe doreza në një tavolinë para kompjuterit. Është koha që duhet për të rikuperuar ca energji dhe për t'u rikthyer në vijën e parë, për të luftuar me koronavirusin.

Fotografia është bërë në spitalin e Kremonës, siç raportohet nga “Il Quotidiano Italiano” dhë është bërë simbol i lodhjes ekstreme të grave infermiere, anesteziste dhe mjeke.

Fotografia është bërë nga një mjek i spitalit qendrorë në Kremona i cili teksa e postoi atë në Twitter shkruan:

"Të gjithë ne jemi të gjykuar në kjo situatë - shpjegon mjeku - por infermierët më së shumti. Ata nuk kursejnë asgjë për të dhënë maksimumin. Të gjithë jemi të rraskapitur. Sapo lëmë turnin jemi të detyruar të bëjmë testin e tamponit, dhe si të mos mjaftonte lodhja na duhet të përjetojmë një tjetër ndjenjë ankthi, pse jo edhe frikë. Njerëzit duhet të marrin në konsideratë masat e shpallura nga qeveria, por ata duket se nuk e kanë kuptuar se sa serioze është situata”.

Ora 15:05
Koronavirusi, Presidenti i Portugalisë në karantinë. CNN flet për pandemi. Personeli i NATO-s testohet pozitiv

Koronavirusi, Presidenti i Portugalisë në karantinë

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është vetëkarantinuar pasi para disa ditësh Pallati presidencial ishte vizituar nga njw grup studentwsh, njwri prej tw cilwve u identifikuar me koronavirus.

CNN po e përcakton si pandemi, epideminw e koronavirusit

Duke filluar nga sot, do të vini re që CNN po përdor termin pandemi për të përshkruar epideminë aktuale të koronavirusit. Ky nuk është një vendim i marrw lehtw, ndërsa kjo tingëllon alarmante dhe mund të shkaktojë panik.

Organizata Botërore e Shëndetit nuk e ka quajtur epideminë e koronavirusit si një pandemi. Por gjithnjë e shumë epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik pohojnë se bota tashmë po përjeton një pandemi për shkak të koronavirusit të ri. Tani ka mbi 110,000 raste dhe mbi 3000 vdekje që i atribuohen këtij virusi të ri.

Personeli i NATO-s testohet pozitiv

Një anëtar i stafit të NATO-s i cili punon në Bruksel ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavirus.

"Ai ishte kthyer nga pushimet në veri të Italisë dhe ishte ndjerë keq në fund të javës së kaluar “ –thuhet në një deklaratë të Aleancës.

NATO tha se ka marrë masa parandaluese, bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), "përfshirë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve për stafin.

Ora 13:16
Koronavirusi/Itali-Autoritetet: Virusi ka filluar të qarkullojë edhe në Romë, të shmangen grumbullimet, rreziku i infeksionit i lartë

Gianni Rezza, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetit ka paralajmëruar se virusi ka filluar të qarkullojë edhe në Romë.

"Në Romë virusi tashmë ka filluar të qarkullojë, edhe pse me hapa të vegjël”, - tha Rezza duke shtuar se nëse masat e marra nga qeveria do të zbatoheshin me të njëjtën përpikmëri si dhe në Kinë, e ardhmja do ishte optimiste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje veçanërisht të rinjve të shmangnin grumbullimet, festat në lokale e diskoteka pasi do infektoheshin dhe do ta përhapnin atë te të tjerët.

"Edhe ata kanë baballarë, gjyshër dhe halla. Kështu që do të ishte e përshtatshme që ata të merrnin përgjegjësitë që u takojnë në këtë situatë emergjence".

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se secili italian është thirrur në këtë situatë emergjence, si pasojë e përhapjes së infeksionit nga koronavirusi, të respektojë rregullat e caktuara të cilat janë thelbësore për mirëqenien e të gjithëve.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vendi së shpejti do të jetë në gjendje të ngrejë kokën".

Në lidhje me situatën e epidemisë, Conte shpjegoi se "është shumë e vështirë të bësh parashikime, sepse ne po përballemi me një virus të ri dhe me një normë të lartë virulence”.

Kryeministri gjithashtu tha se qeveria, "Për të dalë nga kjo emergjencë, do të financojë të gjitha burimet njerëzore dhe ekonomike. Do të jetë i nevojshëm një plan 'i rindërtimit' efikas që përfshin të gjitha fushat”.

Ora 13:01
Koronavirusi, 1112 të infektuar në Gjermani. 8 politikanë të vdekur në Iran, lirohen 70 mijë të burgosur

Numri i rasteve të infektuar nga koronavirusi në Gjermani ka arritur në 1112. Vetëm ditën e djeshme janë konstatuar 210 raste me virusin e ri.

Sot një nga ekonomistët më të mirë gjermanë, Henrik Enderlein, publikoi një Twitter një mesazh ku ai fliste për një analogji shqetësuese midis përparimit të infeksionit në Itali në javën e parafundit dhe në Gjermani në javën e fundit, kjo për të demonstruar se Gjermania është vetëm një javë prapa dhe se rrezikon të ketë të njëjtin fat si Italia.

Viktima e tetë në Iran midis politikanëve. 70 mijë të burgosur u liruan

Në Iran, numri i politikanëve të vdekur nga koronavirusi është rritur në tetë për një total prej 237 gjithsej, 43 më shumë në 24 orë. Teherani u ka dhënë liri 70 mijë të burgosur si masë pas identifikimit të disa të prekurve nga koronavirusi në burgjet e vendit. Sipas autoriteteve, të liruarit do karantinohen në kushtet e shtëpisë.

Koreja e Jugut, 248 raste të reja

Koreja e Jugut sot regjistroi 248 raste të reja për një total të infektuarish prej 7382 raste ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 53.

Ora 12:32
Koronavirusi/Itali, jep shpresë ilaçi kundër artritit. Në Napoli dy të infektuar u përmirësuan brenda 24 orëve

Ndërsa në Kinë është përdorur në mbi 20 pacientë një ilaç kundër artritit dhe ka dhënë rezultate të mira, edhe në qytetin e Napolit, në Itali nisi trajtimi me këtë ilaç te dy pacientë të cilët u paraqitën në spital në gjendje të rëndë dhe tashmë pas 24 orësh nga infuzioni ata kanë patur përmirësime inkurajuese.

Rezultati pozitiv shpërblen përpjekjet e mëdha ekipore të mjekëve të repartit të onkologjisë dhe terapive inovative dhe virologëve bashkë me disa mjekë të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, si dhe një ekipi i mjekëve nga Cotugno.

Lajmi shpresëdhënës u dha nga gazeta italiane “Il Messaggero”.

Teksa në Itali numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një 'Sferë kristali' por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese.

Ora 11:41
Koronavirusi/Itali, Kryeministri Giuseppe Conte: Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vendi do ta fitojë luftën me epideminë

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se secili italian është thirrur në këtë situatë emergjence, si pasojë e përhapjes së infeksionit nga koronavirusi, të respektojë rregullat e caktuara të cilat janë thelbësore për mirëqenien e të gjithëve.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vendi së shpejti do të jetë në gjendje të ngrejë kokën".

Në lidhje me situatën e epidemisë, Conte shpjegoi se "është shumë e vështirë të bësh parashikime, sepse ne po përballemi me një virus të ri dhe me një normë të lartë virulence”.

Kryeministri gjithashtu tha se qeveria, "Për të dalë nga kjo emergjencë, do të financojë të gjitha burimet njerëzore dhe ekonomike. Do të jetë i nevojshëm një plan 'i rindërtimit' efikas që përfshin të gjitha fushat”.

Ora 10:32
Koronavirusi, frikë në New York. Kryetari i bashkisë: Përdorni biçikleta ose ecni në këmbë. Mbi 110 mijë të infektuar në botë

Frika nga koronavirusi po rritet në New York. Kryetari i bashkisë Bill de Blasio u ka kërkuar qytetarëve të shmangin metrotë  dhe të nisin të përdorin biçikletat ose të ecin në këmbë.

Në SHBA deri tani janë regjistruar 564 raste të koronavirusit. Shteti i New York-ut (ku janë konfirmuar 89 raste) së bashku me Kaliforninë dhe Oregon kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë qëndron ende në karantinë anija e bllokuar në gjirin e San Francisko me mbi 3.500 njerëz në bord ku janë identifikuar 21 të infektuar me koronavirus.

Edhe anija me 150 turistë që po lundronte në lumin Nil vazhdon të mbetet në karantinë pasi u identifikuan 45 persona të infektuar.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, linjat ajrore janë duke rritur nivelin e masave paraprake kundër koronavirus në përpjekje për të ndalur një krizë të mundshme, e cila deri tani i ka kushtuar rajonit rreth 100 milion dollarë.

Ora 10:22
Koronavirusi, më shumë se 110 000 të infektuar në botë, Franca dhe Austria masa emergjence shumë të ngjashme me ato në Itali

Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 110 mijë dhe harta e epidemisë po zgjerohet me shpejtësi, në Francë Presidenti Emmanuel Macron ka mbajtur disa takime të komitetit të sigurisë kombëtare për të zhvilluar një strategji antivirus.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka parashikuar masa të jashtëzakonshme që do të zbatohen në vend për të përmirësuar epideminë, masa që do të jenë shumë të ngjashme me ato në Itali.

Lajmet e mira vazhdojnë të vijnë nga Kina ku masat drakoniane të kontrollit po japin rezultatet e dëshiruara me një ngadalësim të fortë të infeksioneve të reja.

Ndërkohë, në Iran, ku sistemi shëndetësor kombëtar nuk është ndër më të mirët, të gjithë ata po kontribuojnë në dezinfektimet e rrugëve, shesheve dhe vendeve publike.

Sipas autoriteteve në Teheran, vetëm në 24 orët e kaluara në vend ka patur 49 viktima të cilat e kanë çuar numrin e të vdekurve në 194 kurse të infektuarit numërohen në mbi 6500 raste.

Por shifrat që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë në Teheran janë të diskutueshme: burimet e shëndetit lokal insistojnë se infeksionet mund të jenë në rendin e dhjetëra mijëra.

Ndërkohë, anija me 150 turistë që po lundronte në lumin Nil vazhdon të mbetet në karantinë pasi u identifikuan 45 persona të infektuar.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, linjat ajrore janë duke rritur nivelin e masave paraprake kundër koronavirus në përpjekje për të ndalur një krizë të mundshme, e cila deri tani i ka kushtuar rajonit rreth 100 milion dollarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot