‘Emergjenca shëndetësore mbaroi në maj’ - Autoriteti italian tregon çfarë do të ndodhë në dimër e pranverë

‘Emergjenca shëndetësore mbaroi në maj’ - Autoriteti italian tregon çfarë do të ndodhë në dimër e pranverë

'Edhe pse Covid është ende në qarkullim, emergjenca shëndetësore ka përfunduar që në muajin maj’

Këto janë fjalët qetësuese të Donato Greco, ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Epidemiologjisë në Institutin e Lartë të Shëndetit (Iss), në Itali i specializuar në sëmundjet infektive dhe tropikale. Sipas tij, ''Numri i lartë i infeksioneve që janë vënë re në javët e fundit nuk duhet të na alarmojë”

“Emergjenca e Covid tani i përket së kaluarës. Edhe pse në 8 javët e fundit kurba e epidemisë ka parë një numër në rritje të infeksioneve, nuk ka arsye për të thirrur “Apokalips”.

Sipas Greco numrat duhen analizuar me kujdes. Rritja e rasteve përfaqëson vetëm 2% të testeve të tamponit të kryera dhe nuk ka vend për alarm. Për epidemiologun italian ekuacioni është i thjeshtë...është e qartë se sa më shumë teste tamponi të bëhen, aq më shumë pozitivë do zbulohen. Një faktor i rëndësishëm është se mbi 97% e të infektuarve të rinj nuk shfaqin simptoma, kështu që ata ‘nuk janë të sëmurë’.

Por pavarësisht këtij lajmi të mirë, sidoqoftë, Covid është ende rreth nesh.

A ekziston rreziku që të rikthehet makthi i muajit mars?

Epidemia vdekjeprurëse përfundoi në maj. - sqaron Donato Greco - Ne duhet të respektojmë akoma masat e kontrollit, distancimin social, maskat, larjen e shpeshtë të duarve.

Sa për katastrofën e një vale të dytë në vjeshtë, virologu italian tha se ''Ne nuk duhet të kemi frikë nga dimri, nëse ka ndonjë gjë që mund të frikësohemi do të jetë pranvera. Covid-19 i përket familjes së Koronavirusëve të cilët zakonisht shfaqen më fuqishëm midis marsit dhe majit, ashtu si ndodhi muajt e fundit kurse i ftohti është mik i viruseve të gripit".

Me rihapjen e shkollave, disa vlerësojnë se virusi do të transmetohet lehtësisht nga shumë të vegjël, duke u përhapur kështu si zjarr në të gjithë popullsinë. Por a është vërtet kështu?

Sipas Greco, ''Të dhënat konfirmojnë se transmetimi i virusit tek nxënësit e nivelit të parë të detyrueshëm të studimeve është shumë modest, kështu që unë besoj se dëmi i shkaktuar nga mbylljet është më i madh sesa rreziku i përhapjes së epidemisë''.

Sipas Greco, në këtë fazë autoritetet shëndetësore duhet të përdorin inteligjencën, të vazhdojnë me ndjekjen e saktë të rasteve individuale, duke ndërhyrë në mënyrë të shënjestruar".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë