Emërimet në Gjykatën Kushtetuese nga Meta, Braçe: Besnik Muçi nuk ka kaluar vetingun, Xhaferllari të shkuar të errët me drejtësinë e vjetër

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese nga Meta, Braçe: Besnik Muçi nuk ka kaluar vetingun, Xhaferllari të shkuar të errët me drejtësinë e vjetër

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetues, ku për një vend vakant janë dy gjyqtarë, Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga Presidenti Meta, si dhe Arta Vorpsi, e emëruar në mënyrë automatike, pas refuzimit të Metës për të vendosur nga afatin e caktuar nga KED.

Braçe shprehet se në Gjykatën Kushtetuese janë plotësuar katër vende vakante, nga këto dy vende i ka plotësuar Kuvendi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, për të cilat nuk ka asnjë kontestim.

Dy vende vakante janë plotësuar nga Presidenti, shkruan Braçe, Besnik Muçi dhe Marsida Xhaferrllari.

Braçe thotë se Besnik Muçi është emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pa mbaruar ende vettingu dhe ky është një fakt ulëritës.

Ndërsa për Marsida Xhaferrllarin, sipas Braçes ka disa fakte që hedhin hije të forta dyshimi për figurën e saj.

Reagimi i Braçes: 

KONTROLL FAKTESH:

1. Deri tani, ne Gjykaten Kushtetuese, jane plotesuar kater vende vakante.

2. 2 vende vakante nga 3, jane plotesuar nga Kuvendi; Kuvendi ka votuar si anetare te
GJK, zonjen Elsa Toska (105 vota), zonjen Fiona Papajorgji (105 vota). 3. Per te dy gjykateset, nuk ka asnje kontestim, asnje akuze per lidhje politike varesie, lidhje korruptive varesie,
pasuri te paligjshme, aktivitet te meparshem ne dem te drejtesise.

4. 2 vende vakante nga 3, jane plotesuar nga Presidenti i Republikes; Presidenti ka emeruar si anetare te Gjykates Kushtetuese zotin Besnik Muci, zonjen Marsida Xhaferrllari.

Per gjykatesin Besnik Muci, uleret fakti se presidenti e emeroi ne detyren e larte, pa perfunduar plotesisht procesin e VETTINGUT! Kaq deri tani i thote te gjitha.

Per gjykatesen Marsida Xhaferrllari, ulerasin disa fakte; E para, presidenti ka refuzuar te emeroje brenda afateve te percaktuara ne ligj, nje nga tre kandidatet per gjykates te renditur te paret nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi-institucioni unik, i pavarur e kushtetues i ngarkuar nga Kushtetuta per te bere kete.

E dyta, presidenti ka emeruar gjykatese zonjen e renditur e katerta, teresisht jashte treshes se pare te percaktuar nga Kushtetuta e ligji si renditja nga duhet te emerohet gjyqtari.

E treta, zonja Xhaferrllari eshte ne nje lidhje politike varesie teper te qarte, uleritese. E katerta, zonja Xhaferrllari ka nje te shkuar te erret ne krye te Drejtesise se Vjeter, ne nje rol kyc ku eshte deshmuar paaftesi e mungese e qarte veprimi-per shkak te varesise politike, kunder, ndaj fenomeneve kriminale ne drejtesi,
provuar boterisht kjo. Kaq, flet shume qarte edhe per kete emerim te presidentit.

5. Ne kushtet e refuzimit nga presidenti te emerimit ne kohe e ne perputhje me Kushtetuten/ligjin te njerit prej gjykatesve listuar ligjerisht nga KED, instrumenti kushtetues zhbllokues aktivizuar automatikisht, ka detyruar KED te emeroje gjykatese ne Gjykaten Kushtetuese, zonjen Arta Vorpsi.

6. Per gjykatesen Arta Vorpsi, ska asnje kontestim lidhur me figuren e saj, perfshirjen ne lidhje politike, korruptive, kriminale varesie, pasuri te paligjshme!

Faktet vlejne!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/11/2019 13:11

    Nje president i lig,dallkauk,i pabese,e intrigant meriton percmim nga populli dhe ndeshkim nga Drejtesia.

    Përgjigju
  • Xxx: 18/11/2019 12:10

    Lufte per galloshet e vjetera qe ju ka dale boja ne drejtesi

    Përgjigju
  • Xhikja: 18/11/2019 11:51

    Jam plotesisht dakort z.Brace me sa thoni dhe parashtroni faktet si drita e diellit,por nje gje ky popull e pret nga ju te maxhorances,te kerkoni falje ne popull qe vendoset gabimisht nje president sharlatan e kryehajdut ordiner, nje njeri te lig e te djallezuar si Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot