Emërimet në Kushtetuese dhe paketa Antishpifje/ Komisioni i Venecias jep opinionin më 18-19 qershor 2020

Komisioni i Venecias do të dorëzojë më 18-19 qershor 2020 opinionin përfundimtar në lidhje me çështjen e dërguar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për Paketën Anti-shpifje.

Puna e Komisionit të Venecias u ndërpre për shkak të pandemisë, duke shtyrë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Duket se qershori do të zgjidh dhe dy çështje mjaft të debatuara dhe që kanë shkaktuar tensione në jetën politike të vendit.

Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, të cilët pritet t’i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës, lidhur me betim Arta Vorpsin dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhaferllarit ka qenë përtej afateve të përcaktuara në Kushtetutë. Opinioni lidhur me këtë çështje duhet theksuar se është dërguar edhe nga Kuvendit për tejkalim kompetencash nga Presidenti, por edhe nga vetë Meta duke kërkuar se nuk është respektuar rendin kronologjik President-Parlament-Gjykatë e Lartë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Këto emërime nxitën tensione të mëdha në skenën politike shqiptare, ku vetë Presidenti Meta akuzoi Parlamentit dhe KED, se po bëni 'puç' për kapjen e Kushtetueses dhe kompetencave të tij. 

Në opinionin paraprak, Komisioni i Venecias lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishte i arsyeshëm!, ndërsa veprimet e KED, të diskutueshme.

Dhe paketa Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët kanë dalë edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa pasur asnjë fakt.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola