Emigracioni rrit me mbi 1 milion popullsinë e Kanadasë

Emigracioni rrit me mbi 1 milion popullsinë e Kanadasë

Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi një milion njerëz për herë të parë vitin e kaluar, ka thënë qeveria.

Popullsia e vendit u rrit nga 38,516,138 në 39,566,248 njerëz njoftuan Stastisikat në Kanada.

Kjo rritje shënoi gjithashtu normën më të lartë vjetore të rritjes së popullsisë së Kanadasë - 2.7% - që nga viti 1957.

Rritja u nxit pjesërisht nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë në vend për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore, u tha nga Statistikat e Kanadasë.

Por rritja e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të "paraqesë gjithashtu sfida shtesë për disa rajone të vendit në lidhje me strehimin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe ofrimin e shërbimeve për popullsinë", tha agjencia.

Sipas Statistikave të Kanadasë, migrimi përbënte gati 96% të rritjes së popullsisë.

Kryeministri Justin Trudeau ka bërë përpjekje për të tërhequr më shumë emigrantë në vend. Vitin e kaluar, qeveria njoftoi një plan për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë në vit deri në vitin 2025.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Panair për të rinjtë në Berat, Muzhaqi: Mundësi trajnimi dhe punësimi

Panair për të rinjtë në Berat, Muzhaqi: Mundësi trajnimi dhe punësimi