Emigracioni politik 1944-1990/ Borchard: Kemi inkurajuar trajtimin e dosjeve të Sigurimit

Emigracioni politik 1944-1990/ Borchard: Kemi inkurajuar trajtimin e dosjeve të Sigurimit

TIRANE-Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1990 ishte tema e konferencës që ka bërë bashkë sot studiues dhe historian në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtoresha e Autoritetit për Informimit të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula u shpreh se "sot do flasim për monizëm, jo për emigracion që është akoma një temë e njohur dhe sot. Europa në atë kohë ishte e rrëzuar nga lufta dhe e përgatitur për të prit emigrantë, vet ShBA kaloi një sërë aktesh për të shpëtuar refugjatët. Ikjet përmes kufirit nga 15 mijë njerëz që ikën, 998 persona janë të vrarë në kufij. Në Shqipëri ky numër është i lartë dhe ende të afërmit kërkojnë eshtrat e tyre. Monizmi se shihte emigracionin si mënyrë dialogimi, por si rrezik. Familjet e të ikurve konsideroheshin kontigjent, edhe përdorej si shantazh" tha ajo.

Ambasadori i OSBE Bernd Borchard shprehet se prezenca e OSBE e ka mbështetur Shqipërinë lidhur më të kaluarën. "Regjimet represive mund të rrëzohen përmes represorëve, por nëse nuk rrëzohen ideologjikisht mund të vazhdojnë të ekzistojnë. Stigmatizimi i veprimtarëve të asaj kohe, do ta ndajë Shqipërinë nga e kaluara. Poliralizimi politik është jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera, prandaj trajtimi i krimeve të komunizmit është një proces që duhet të vazhdojë. Jo vetëm mbi bazën e drejtësisë, por edhe të hulumtimit të të vërtetave.

Ato që kanë ndodh duhet të shihen jo vetëm në ligjin për shkelje të të drejtave të njeriut, por edhe në kontekstin politik që kanë ndodhur. Gjyqet do të bëjnë që të ketë konsiderata tjetër për atë kohë, por edhe kompensimet do të ndihmonin në këtë drejtim. Në vende të ndryshme komisionet e së vërtetës kanë luajt rol kyç në këtë drejtim.  Vrasja e atyre që përpiqeshin të largoheshin që nga 1944-1990 duhet të kujtohen, ne si OSBE prej disa vitesh kemi inkurajuar dialogun për të kaluarën dhe trajtimin e dosjeve të Sigurimit" tha ai.

Ndërkohë që Brian Williams, koordinator i OKB në Shqipëri u shpreh se "Si mund të bëjmë që qytetarët e Shqipërisë tu besojnë institucionet, nëse këto institucione nuk hedhin dot dritë në të kaluarën. Të jesh llogaridhënës për të kaluarën është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur