Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak njofton se po punojnë fort për të ndaluar emigracionin e paligjshëm përmes gomoneve që janë kthyer në shqetësim për qeverinë britanike.
Në një postim në Twitter, Sunak thotë se do ta luftojnë emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën duke qenë se shqiptarët hyjnë në Britani ilegalisht me gomone nga porti francez. Kryeministri britanik theksoi po punojnë edhe me Bashkimin Europian për t’i dhënë zgjidhje fluksit të emigrantëve.
“Ne po veprojmë ndërkombëtarisht për të ndaluar gomoneve, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të luftuar emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën, por edhe duke punuar me BE”, shkroi Rishi Sunak.
Sipas një artikulli të ‘The Sun’, brenda disa javësh do të nënshkruhet një marrëveshje mes dy vendeve për përshpejtimin e largimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje do të realizohet pas një vizite që kanë kryer zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar në burgjet e Shqipërisë, për të cilën patën rënë dakord kryeministri Edi Rama dhe Rishi Sunak në takimin që zhvilluan më 23 mars.
The Sun shkruan se Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Sipas shkrimit, Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë vendin tonë në modernzimin e burgjeve dhe më pas sipas marrëveshjes një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve që vuajnë dënimin në Britani do të kthehen dhe do ta kryejnë atë në burgjet e vendit tonë.


Rishi Sunak me Manuel Macron dhe Ursula von der Leyen
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57.1%
-
Jo
33.7%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 163
Lajme të tjera
-
Sunak planifikon të ‘ndalojë duhanin’ për brezat e rinj
22 Shtator, 22:53
-
Investigimi i medias britanike për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë me gomone, avokati për Report Tv: Shifrat janë reduktuar por qeveria shqiptare t’i japë zgjidhje
21 Shtator, 19:13
-
Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore! Grupmoshat 16-24 vjeç më të rrezikuara
21 Shtator, 15:40
-
Ulet numri i klientëve shqiptarëve për Angli, kurdët përgjysmojnë çmimet për kalim me gomone në La Mansh
19 Shtator, 15:34
-
Rama takon në New York ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly
19 Shtator, 09:55
-
Anëtari i PD, Hasanaj: Në listën e re me 13 të shpallur non grata nga një aleat strategjik janë Flamur Noka, Gjiknuri, Balluku dhe Xhaçka
13 Shtator, 21:46
-
Nënkryetari i PD për Report Tv: 13 'non grata' kanë mbërritur nga aleatët strategjikë, ka ministra dhe deputetë të PS! Rama t’i bëjë publike
13 Shtator, 17:40
-
Dyshohet se spiunoi tek Kina, vihet në pranga hulumtuesi i Parlamentit britanik
11 Shtator, 12:45
-
Sunak dhe Biden të gatshëm për të ndihmuar Marokun: Keni mbështetjen tonë
9 Shtator, 13:29
-
Sula në Report Tv: Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me ‘non grata’, 10 nga mazhoranca, përfshirë dhe ministra e ish-ministra, 2 nga opozita
8 Shtator, 17:25
-
Balla me gjeneralin britanik: Bien me 92% rastet e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar! Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm
8 Shtator, 15:09
-
Sunak: Mungesa e Putin në G20 tregon papërgjegjshmërinë e tij
8 Shtator, 14:04
Jena ba per me u talle bota me ne. Kjo ashte politika shqiptare
PërgjigjuKy idiot akoma vazhdon te permende shqiptaret. Edhe ndofta 1 vit e pak,gjersa te shkojne keta djhe Laburistet te vine ne krye. E kane vendin shit...poshte e me poshte
Përgjigju