Emigrantët e paligjshëm zgjedhin Mesdheun për të depërtuar brenda kufijve të BE-së! Ulet numri i atyre që kalojnë nga Ballkani Perëndimor
Oficerë të FRONTEX në kufirin greko-shqiptar (foto ilustruese)
Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .
Sipas raportit, në dy muajt e parë të vitit 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare të raportuara nga autoritetet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ishte 28130, gati sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Evidentimi i migrantëve të parregullt në Mesdheun Qendror është rritur në dy muajt e parë të vitit 2023 krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rruga e Mesdheut Qendror përbën dy nga çdo pesë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian, vlerëson raporti.
Sipas raportit, 11951 kalime të migranëtve të parregullt u raportuan në këët rrugë për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023 me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të FRONTEX në periudhën janar - shkurt të këtij viti në Rrugën e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria u evidentuan 8.394 kalime të parregullta me një rënie prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në shkurt, sipas raportit u evidentuan rreth 13800 kalime të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Aktualisht, më shumë se 2400 oficerë të trupave tokësore dhe staf i Frontex po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale.
Ata mbështesin shtetet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje përfshirë edhe Shqipërinë për sfidat me migrimin e parregullt.
Shtetasit e Sirisë, Bregut të Fildishtë, Guinesë, Afganistanit dhe Pakistanit përbëjnë numrin më të madh të migrantëve të parregullt. VOA

Harta e publikuar nga FRONTEX
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
62.6%
-
E gabuar
30.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2817
Lajme të tjera
-
Bullgaria akuzohet për keqtrajtim të emigrantëve! Azilkërkuesi 16 vjeçar: Na kanë rrahur me shkopinj
8 Shkurt, 14:55
-
Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE
5 Shkurt, 19:32
-
Frontex: 45% e migrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Evropës në 2022
15 Janar, 20:50
-
Frontex: 500 oficerë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar regjimin kufitar
13 Dhjetor 2022, 21:52
-
Investigimi/ Si keqtrajtohen refugjatët në Bullgari, Kroaci dhe Rumani
12 Dhjetor 2022, 08:57
-
Raporti i FRONTEX: Ballkani Perëndimor, korridori më i 'nxehtë' për kalimin e migrantëve të paligjshëm
14 Nëntor 2022, 20:36
-
FRONTEX: Shqiptarët që qëndrojnë në mënyrë ilegale në BE, kryesojnë listën e 'kthimeve me forcë' në vitin 2021
8 Tetor 2022, 20:54
-
Turqia rifillon kërkimin e gazit në Mesdheun lindor, rrezikohet rritja e tensioneve në rajon! Erdogan: S'kemi nevojë për leje
10 Gusht 2022, 09:16
-
Përplasja e Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe: Greqia shkel ligjin ndërkombëtar, vepron në mënyrë agresive për të ndikuar negativisht në rajon
27 Nëntor 2021, 23:53
-
Një BE gjeopolitike, nis nga zgjidhja e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor
4 Nëntor 2021, 23:24
-
FRONTEX: Sirianët dhe afganët po përdorin Ballkanin Perëndimor si portë hyrëse për në Bashkimin Evropian
12 Gusht 2021, 16:49
-
FRONTEX vlerësohet me medalje nderi, Soreca: Bashkëpunimi me Policinë shqiptare, model në Rajon! Çuçi: Marrëveshje që jetëson aspiratën për të qenë pjesë e BE
26 Maj 2021, 18:21