Emigrantët shqiptarë në kufirin me Greqinë, Majko: Jemi në luftë, por po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje

Emigrantët shqiptarë në kufirin me Greqinë, Majko: Jemi në luftë, por po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje

Pandeli Majko

Pandeli Majko, ministri për Diasporën ka reaguar për situatën e emigrantëve shqiptarë që kanë mbetur në doganat me shtetin grek duke theksuar se është duke komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Task Forcën për Koronavirusin me shpresën se do të gjendet një zgjidhje.

Majko shkruan përmes një postimi në Facebook se jemi në një situatë lufte dhe kjo duhet vlerësuar si e tillë.

Ai është shprehur se Petrit Vasili gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij, duke aluduar se nuk po bëhej asgjë në lidhje me emigrantët e mbetur në kufirin shtetëror.

Majko ka shtuar se janë të gjithë duke punuar për të gjetur një zgjidhje edhe kur nuk duken online.

Reagimi i plotë i Majkos:

Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare.

Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë!

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj.

Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës!

Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj!

Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i “zoti”. Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj!

Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak!

Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi!

Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas!

Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin” nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri!

Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!

Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet