Emigrimi drejt Gjermanisë, rritje e jashtëzakonshme e kërkesës për të mësuar gjuhën

Rritja e numrit të shqiptarëve që duan të emigrojnë në Gjermani ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të të rinjve që duan të mësojnë gjuhën gjermane. Këtë e pohojnë vetë përfaqësues të qendrave që ofrojnë kurse të gjuhëve të huaja, sipas të cilëve kërkesa e lartë ndërkaq ka sjellë edhe punësimin e ish emigrantëve si mësues të gjermanishtes. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Alket Veliu, administrator i SIDI Education tha se vihet re një rritje e madhe e atyre që kërkojnë të mësojnë gjermanishten veçanërisht në vitet e fundit.

Vitet e fundit ka në trend rritës për gjuhën gjermane , kjo për shkakun e punësimit. Mund të them pa e ekzagjëruar që nëse 10 vite më parë kishim apo nuk kishim ndonjë grup me 2-3 vetë që donin të mësonin gjermanisht, sot gjuha gjermane ka kërkesa të jashtëzakonshme. Le të themi që zë një peshë jo të vogël në të gjitha qendrat e gjuhëve të huaja në Shqipëri. Kjo për arsye të emigrimit dhe politikave të shtetit gjerman për të thithur punonjës të kualifikuar sidomos në fushën e mjekësisë.

Alket Veliu, administrator Sidi Education

Gjatë bisedës në studion e “Rreze Dielli”, Veliu foli edhe për mënyrën se si funksionon tregu i kurseve të gjuhëve të huaja, ku duket se informaliteti vazhdon të jetë shumë i lartë.

Tregu me ligj është i rregulluar, por çështja është tjetërkund. Unë po të jap disa statistika besoj se në vendin tonë jo më shumë se 10-15 % e tregut është e formalizuar, pjesa tjetër është informale. Kjo është jo vetëm për gjuhët e huaja, por edhe për kurset e lëndëve të tjera në përgjithësi. Kjo dëmton jo vetëm qendrat e kurseve, por drejtpërdrejt nxënësin, pasi mund të shkojë diku ku nuk ka as edhe një lloj kontrolli si nga ambientet apo programet ose mësuesit që japin mësim.

Alket Veliu, administrator Sidi Education

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese