Pas anulimit të takimit në Washington, emisari amerikan Grenell mbështet liderët e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen e plotë për liderët e BE-së në rifillimin e pritshëm të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit

Më 10 korrik, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kurse më 12 korrik, kryeministri Avdullah Hoti, do të takohet në Bruksel me presidentin serb Vuçiç me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Grenell tha gjithashtu se në Bruksel do të mbyllet përfundimisht edhe çeshtja e liberalizimit të vizave dhe se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për një normalizim ekonomik në mes të dy palëve sepse ne besojmë se ky është hap i parë vendimtar për këtë konflikt afatgjatë politik.

Dje Presidenti Macron priti në takim në Pallatin Elise në Paris, kryeministri Avdullah Hoti, ku ky i fundit siguroi se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të këtë pjese të Europës.

Po dje, 42 eurodeputetë i kanë dërguar një letër Presidentit Macron dhe kryeministrit holandez Rutte për të hequr vizat për Kosovën deri në fund të këtij viti.

Zëvendëskryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev bëri publike letrat dhe tha se Kosova prej dy vitesh I ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Para ngjarjeve të pritshme, një tjetër raund bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, I cili do të zhvillohej në Washington më 27 qershor, u anulua pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë bëri publike një aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve. Paskësaj Thaçi dhe Hoti anuluan

 pjesëmarrjen në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell, i cili ka qenë organizator i atij takimi, ka paralajmëruar se do të riorganizojë një tjetër së shpejti.

Takimi në Bruksel do të jetë i pari midis Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve, qysh në fund të vitit 2018.

Atëkohë, dialogu ishte ndërprerë për shkak të taksës 100% të vendosura nga qeveria e Kosovës për mallrat serbe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 08/07/2020 10:54

    Pse do anashkalonin Evropen keta. Ti bente ligjin Amerika ne Evrope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë