'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

Edi Rama në mediat italiane

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen mediave italiane pas reagimit lidhur me emisionin ‘Report’ transmetuar më 21 prill 2024 në RAI 3 i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantë hodhi baltë mbi Shqipërinë.

Rama thotë se emisioni i Rai 3 po sulmon kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në kurriz të Shqipërisë 

'Il Giornale"

“Baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar Melonin! Po sillen si komunistët e vjetër“ është titulli i intervistës së kryeministrit Edi Rama publikuar në faqe të parë të gazetarës italiane “Il Giornale” 

"Më falni por që kur avokatët penalë jetojnë duke mbrojtur engjëjt dhe shenjtorët? Të përcaktosh një avokat, pra një figurë kyçe të shtetit të së drejtës, si person i besuar i kriminelëve, epo, vjen erë komunizmi, sepse më bën të mendoj për diktaturën gjakatare të Enver Hoxhës, i cili varrosi figurën e avokatit sic varroseshin lebrozët në mesjetë” thote ai gjate intervistes për gazetaren Hoara Borselli

E prisnit këtë nga televizioni italian?

“Të them të drejtën jo, sepse mbetem shumë i lidhur me Rain, të cilit i detyrohem shumë. Ishte e vetmja dritare drejt botës në çerekshekullin e parë të jetës sime. Dhe nuk mund të mos më lëndojë të shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminel, trafikant. hajduti, prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes” i përgjigjet Rama gazetares italiane

Pyetjes nëse mendon se sulmi i 'Report' u ndikua nga paragjykimi i vjetër italian ndaj shqiptarëve? Rama iu përgjigj: “Jo, nuk e besoj këtë. Besoj se urrejtja ndaj kryeministres tuaj i bëri autorët e atij transmetimi të pandjeshëm ndaj së vërtetës” 

Po a mendon se programi Report me këtë investigim ka dëmtuar imazhin e vendit tuaj?

"Kjo është pak por e sigurtë. Besoj se i ka shkaktuar dëm edhe shërbimit publik të vendit tuaj, duke mashtruar teleshikuesit, të cilët në mos gabohem paguajnë taksa për t’u informuar saktë nga ai shërbim” përgjigjet Rama për gazetën italiane “Il Giornale” 

'La Stampa"

Rama:‘Nuk është krim të telefonosh Corsinin! Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin’  është titulli i intervistës publikuar sot në La Stampa. 

"I telefonova drejtorit për ti treguar një të vërtetë të dokumentuar por që u falsifikua nga televizioni i tij" thotë Rama për gazetaren Letizia Tortello 

"Sigurisht, Shqipëria dhe njerëzit e përbaltur janë dëm kolateral i një bombardimi mbi qeverinë Meloni e në veçanti për kryeministren"  vijon më tej

Pyetjes a është e vërtetë që keni realizuar nenin 8 në marrëveshje për të nxjerrë jashtë loje Francesko Becchettin? Rama i përgjigjet: "Ky zotëri është një kriminel. Është dënuar me 17 vite në shkallën e parë të drejtësisë dhe riciklim dhe vepra të tjera penale të kësaj kategorie. Nuk flas asgjë më shumë"

Ndërkohë dje kryeministri Rama dha një intervistë për  La Repubblica” e cila korrigjoi gabimin për atëa që e kishte quajtur ‘telefonatë e tërbuar’ nga Rama për Corsinin.

Ndërsa sot përmes një reagimi tjetër në twitter ndaj Sigfrido Ranucci, moderatorit të emisionit ‘Report’ në RAI3 Rama tha se është gati për të marrë pjesë në episodin e radhës të emisionit me kushtin e vetëm që ndërhyrja ime të bëhet live dhe thotë se pret telefonatën e gazetarit.

Kryeministri Edi Rama në titujt e mediave italiane

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

5 Maj, sa dëshmorë ka realisht Shqipëria? Esencë-Report Tv

5 Maj, sa dëshmorë ka realisht Shqipëria? Esencë-Report Tv