Emocionet mposhtin ministren Bora Muzhaqi, bën gafa në fjalimin e parë në Kuvend: Trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë (VIDEO)

TIRANË- Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur për herë të parë nga foltorja e Kuvendit, por duket se emocionet e detyrës së re e kanë hutuar atë në orët e vona të natës, duke bërë disa lapsuse njëra pas tjetrës.

Muzhaqi ka ngatërruar fillimisht orën. Teksa mori fjalën ajo tha se nuk priste të kishte emocione në orën 1 të natës, por në fakt akrepat shënonin afërsisht 2 të mëngjesit.

“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë ndërsa u përpoq të thonte shprehjen frazeologjike “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, ministrja hasi në vështirësi që në nisje të saj.

“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, tha ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ada: 18/09/2021 11:08

    Medet femijet ka kane drejtuese. Turp , turp dhe turp. Bora jep dorheqjen se ka njerez me te afte se ti per te qene aty. Ti ske as shkolle me zotesi tende por te blere me lek. Ti sje e afte te lidhesh 2 fjale. Se ke pordhet e medha.

    Përgjigju
  • Lexues: 17/09/2021 15:06

    Ajo duket si pasuesja e kerperetes

    Përgjigju
    • Turi: 17/09/2021 20:33

      Lexues vajza ne fjale eshte njeri sh i mire dhe kam punuar vite me te ne Tiron. Qe keshtu mos shkruaj brrockulla se cdo njeri qe merr nje detyre te re ka emocione. Bora do e tregoje veten se eshte goce e zonja.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin