Emrat/ 7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara

Emrat/ 7 pronarë të kompanive të akuzuara sot nga Kryemadhi u dënuan me 17 vite burg në 2020 për skemë mashtrimi me TVSH, mister burimi i parave të qarkulluara

Lumturije Murati, Monika Kryemadhi dhe Thanas Çani

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila po hetohet nga SPAK penale për korrupsion dhe pastrim parash, ka denoncuar një skemë masive evazioni fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Kompania koncesionare e Inceneratorit të Tiranës ka mohuar lidhjen me kompanitë. Aktualisht nuk dihet nëse kompanitë kanë lidhje apo jo me historinë e inceneratorëve.

Gjithashtu, nuk dihet se kush fshihet pas kompanive fantazmë, të cilat kanë qarkulluar paratë. Dyshimet e para flasin për një skandal të përmasave të mëdha.

Report Tv zbulon se disa nga kompanitë e denoncuara dhe pronarët e tyre në letra, janë të skeduar për implikim në skemat e mashtrimit me TVSH, shmangie taksash, fatura fiktive etj., ku pronarët e tyre janë

Në listën e 24 kompanive figuron edhe firma ‘Lumi 06’, e cila sipas Kryemadhit ka bërë rreth 6 milionë euro evazion fiskal, është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro, kryer nga 20 kompani në bashkëpunim, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim.

Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg nga gjykata. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet 85-vjeçari më i lakuar sot në Shqipëri, Thanas Çani nga Vlora, i cili u shndërrua në një persona me pasuri miliona euro, ndoshta pa ditur asgjë.

Mbetet mister burimi i parave të qarkulluara nga Lumi-06, por një tjetër kompani në listën e 24 subjekteve rezulton e implikuar më parë në skema mashtrim.

Bëhet fjalë për kompaninë “EL ZA”, me pronar Emiljano Frroku, që ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. “EL ZA” është goditur në vitin 2019 nga prokuroria, si pjesë e rrjetit të kompanive ku bënte pjesë edhe Lumi-06, të përfshirë në skemën e mashtrimit me anë të TVSH me kosto 36 milionë euro.

“EL ZA” është themeluar në shkurt të vitit 2018 nga Emiljano Frroku në Laç, me kapital 100 lekë. Emiljano Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

Kompania  Leli 17 është denoncuar dje për evazion fiskal në vlerë rreth 5 milionë USD. Leli 17, me administrator Ender Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në vitin 2020 nga shkalla e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka vendosur Apeli.

Pjesë e kësaj skeme është edhe kompania “R.S.I&T GROUP”, me pronar Lirim Jella, i dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH. Aktualisht kompania akuzohet Për rreth 4 milionë euro evazion fiskal. “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

Kompania AA-117 e Drita Frangajt akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania e themeluar në vitin 2017 me 100 lekë, është hetuar në vitin 2018 si pjesë e grupit të kompanive Lumi-06, EL ZA, R.S.I &T GROUP dhe Leli 17. Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

Kompania AL-BER CO&CO, në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal. Kompania është skeduar si pjesë e të njëjtit rrjet në vitin 2018, ndërsa Santiljano është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

Ndërkaq, nuk dihet ende nëse Kryemadhi i referohet edhe kësaj skeme që është goditur nga prokuroria apo kompanitë janë përfshirë në një tjetër skemë mashtrimi, të përmasave edhe më të mëdha.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 05/07/2022 21:32

    Kjo realisht është një mega aferë kolosale, ku të përshirë janë më shumë majtas se djathtas. Duke filluar nga arroganti kryemisër, e duke zbritur poshtë te misrat e tjerë të kabinetit e jo vetëm. E mira do ishte mos të dilte kjo femra e ndyrë e kryehajdute që të bënte moral, se kështu heq vëmendjen nga mega aferat e familjes së vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Skllavëri e pasion’, në studion e Artan Makut ku jetësohen filmat e animuar! Artisti rrëfen ‘Kukullën’ në proces, punën në dy kohë, e tallazet e animacionit

‘Skllavëri e pasion’, në studion e Artan Makut ku jetësohen filmat e animuar! Artisti rrëfen ‘Kukullën’ në proces, punën në dy kohë, e tallazet e animacionit