Aksident i rëndë në SHBA, çifti shqiptar përplaset me makinë, humb jetën gruaja shtatzënë, bashkëshorti drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Aksident i rëndë në SHBA, çifti shqiptar përplaset me makinë, humb jetën gruaja shtatzënë, bashkëshorti drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Pamje nga aksidenti ku humbi jetën Adriana Sylmetaj

Një aksidenti tragjik automobilistik ka ndodhur në New York, ku mbeti e vdekur një grua shtatzënë, kjo pasi bashkëshorti i saj po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Sipas detajeve të fundit pritej që ajo të lindte një vajzë në 12 prill.  SI pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën, Adriana Sylmetaj. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet  për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj,  dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.

Reagimet në internet për ngjarjen ishin të shumta, duke e konsideruar 30-vjeçarin “turp për komunitetin shqiptar”. Një burrë që e identifikonte veten si xhaxhai i Sylmetajt tha se mbesa e tij ishte një nga katër fëmijët dhe se një nga vëllezërit e motrat e saj është një oficer policie. Autoritetet thanë se ai ishte duke ecur me shpejtësi drejt jugut dhe doli jashtë kontrollit përpara bulevardit 2545 Hyland pranë New Dorp Lane, duke goditur një "mur pengues" në vendngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Motra shtatzënë i vdiq në aksident, vëllai 23-vjeçares shqiptare: Bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar të pinte pasi kishte humbur babanë

1675100411_Screenshot1.jpg

Vëllai i Adriana Sylmetajt, 23-vjeçares e cila ndërroi jetë nga një aksident tragjik dy ditë më parë në New York, pasi bashkëshorti i saj po drejtonte makinë në gjendje të dehur, ka treguar për mediat e huaja, se ajo mezi po priste që të bëhej nënë.

‘Ajo ishte e emocionuar kur mësoi se do bëhej nënë. Ishte diçka e re. Mezi priste të lindte fëmijën’, tha vëllai i saj Al Sylmetaj për Daily News.

'Po mendonin për emrat, por nuk kishin vendosur ende. Po ashtu po mendonin të bënin një festë për pritjen e ëmbël të fëmijës', shtoi ai.

Vëllai i 23-vjeçares është shprehur se që në fillim nuk ka pasur besim te i dashuri i motrës, pasi kohët kishte filluar që të pinte shpesh, si pasojë edhe e dhimbjes pasi kishte humbur babanë.

'E kisha këtë ndjenjë që rezultati do të ishte në këtë mënyrë. Gjithmonë kur e prezantonte veten dukej sikur ishte nën ndikimin e alkoolit, jo për faktin që dukej i pakontrollueshëm, por nga mënyra si fliste. Gjithmonë pyeste nëse do të shkoja të pija diçka me të. Sapo kalova ditëlindjen dhe ai më ftoi që të pija me të, por nuk pranova', u shpreh vëllai.

Sylmetaj punonte si teknike veterinere, por së fundmi kishte marrë lejen e lindjes.

 'Ishte perfekte. Nuk mund të thuash gjë tjetër. Është mënyra më e keqe që ajo të vdiste. Nuk e meritonte as ajo dhe as fëmija. Nuk mund të them asgjë që mund ta rregullojë apo ndryshojë çfarë ka ndodhur', u shpreh një mikeshë e saj.

Al Sylmetaj tha se motra ua kishte prezantuar të dashurin të afërmve dy vite më parë.

“E donte jetën, ishte gjithmonë e lumtur. E gjithë familja po priste fëmijën. Dy fëmijët e mi, kam një 5 vjeç dhe tjetrin 6 vjeç dhe një tjetrën që do të vinte vërdallë, kjo ishte ajo që po prisnin të gjithë”, tha ai.

Vëllai tregoi se tashmë po përpiqen të kuptojnë dinamikën e aksidentit.

“Është e vështirë. Nuk mund ta besoj”, tha ai.

Sipas tij, i dashuri i motrës nuk ishte aq entuziast që do të bëhej baba.

“Nuk mendoj se ishte gati për të pasur fëmijë. Nuk ishte përgatitur për këtë gjë. Nuk do të bëhesh baba s’mund të shkosh t’i japësh mjetit i dehur. Duhet të mendosh pak”, tha ai.

Më tej, Al është shprehur se të gjithë familjarët kanë vënë re diçka për Nikeziç. Sipas tij ai tentonte t’i manipulonte ose t’i bënte ta pëlqenin.

“Kur ajo më thoshte se ishte e lumtur, se e donte, e besova fjalën e saj (motrës) dhe e pranova. E pyesja shpesh nëse ishte në rregull çdo gjë. Ndoshta nuk ishte diçka reciproke. Dukej sikur ajo e donte më shumë”, tha ai.

F.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri