EMRAT/ Furnizonin Londrën me kokainë, dënohen me 33 vite burg 12 anëtarët e bandës shqiptare

EMRAT/ Furnizonin Londrën me kokainë, dënohen me 33 vite burg 12 anëtarët e bandës shqiptare

LONDËR- Një bandë shqiptare që furnizonin me  kokainë Londrën është burgosur me 33 vjet. Banda përbehej nga 12 shqiptarë. Dy ishin krerët e bandës, ndërsa të tjerët ishin shpërndarës të kokainës.

Hetimi ndaj tyre filloi disa muaj më parë gjatë një aksioni për kokainë në qytetin e Londrës.
Fillimisht u ndaluan dy prej antarëve të bandës ndërsa më pas policia zbuloi edhe rrjetin e madh të drogës.

Dy drejtuesit e kësaj bande janë Bledar Ponari, 28 vjeç dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç.

Ponari, u dënua me 64 muaj heqje lirie me akuzën e furnizimit të Londrës më drogë si dhe për dokumenta të papërshtatshme për të qëndruar në Londër.

Fera, u dënua me 60 muaj me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe ngritjes së pasurisë me para të pista.

Halil Shehu, 22 vjeç, u dënua me 32 muaj PëR posedim me qëllim të shpërndarjes së kokainës.

Klevis Drahzi, 20 vjeç, u dënua me 11 muaj për posedim me qëllim shpërndarjen e kokainës dhe tre muaj për posedimin e dokumenteve të rreme të identifikimit.

Fabio Domi, 21 vjeç, u dënua me 34 muaj për posedim të drogës, katër muaj për posedimin e dokumenteve të identitetit fals, si dhe gjashtë muaj për posedim të pasurisë kriminale.

Mario Prendi, 27 vjeç, u dënua me 28 muaj për drogë dhe një muaj për posedim të pasurisë me aktivitet kriminal.

Albi Hoxha, 23 vjeç, u dënua me 34 muaj për shpërndarje kokaine.

Bledar Xhani, 23 vjeç, u dënua me 36 muaj për shpërndarje të kokainës, si dhe tetë muaj për vozitje të rrezikshme, si dhe katër muaj për posedimin e dokumenteve fals.

Dritan Jella, 33 vjeç, u dënua me 4 muaj për mbajtjen e dokumenteve false.

Kladji Qyra 22 vjeç, u dënua me 25 muaj për shpërndarje kokaine.

Emirjan Demiraj 22, u dënua me 34 muaj për shpërndarje kokaine.

Erdi Nezaj, 25 vjeç, u arrestua gjithashtu por u deportua menjëherë në Shqipëri nga shërbimet e emigracionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/07/2019 11:45

    Homo Erectus!

    Përgjigju
  • Petrit: 15/07/2019 19:48

    Te gjithe mjekrosha,nuk e njifkan briskun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali