Emrat më të bukur për qenushë në vitin 2020

Emrat më të bukur për qenushë në vitin 2020

Qenush

Nëse keni një kafshë shtëpiake dhe nuk dini si t’ja vini emrin, ky shkrim do t’ju vijë në ndihmë.

Shoku juaj i ri me katër këmbë do të bëhet  pjesë e jetës suaj dhe ka nevojë për një emër sa më domethënës.

 Një emër i keq mund të çojë në bezdisje kur t’i thërrisni në park për shembull.

Sipas markës së ushqimit të qenve, “Tasty Bone”, një në pesë qen u emërua si karakteret e Marvel dhe DC me emrat Jarvis, Loki dhe Harley Quinn. 

 Emrat e frymëzuar nga Disney janë gjithashtu shumë të zakonshëm, dhe Coco, që  u bë emri i dytë më i popullarizuar i qenve në 2018, menjëherë pasi u publikua filmi me të njëjtin emër.

Në bazë të filmit të dashur për fëmijë “Frozen 2”, 2% e qenve e kanë emrin Elsa, sipas studimeve të vitit të kaluar.

 2%  e klientëve të “Tasty Bone” i  kanë emëruar qentë e tyre Simba dhe Lady.

Nga filmi "Twilight”, bëri që shumë persona të frymëzoheshin nga personazhi Bella dhe është një nga emrat më të popullarizuar.

Emri Charlie ishte në top 10-she për dy vitet e fundit.

Suksesi i  Cardi B në vitin 2018 çoi në tre herë më shumë në vënien e emrit të këngëtares qenve të tyre.

Performanca fituese e çmimit e Millie, të Bobby Brown këtë vit në “Stranger Things”, solli emrin e qenit, Millie, përsëri në vëmendje dhe ishte emri i 10-të më i popullarizuar i qenve dy vjet më parë.

Rikthimi i Maggie Smith në ekranin e madh pasi shumë e dashura për publikun,  Violet Crawley në “Downton Abbey” është e sigurtë se do ta vendosë përsëri këtë emër të përkëdhelur dhe do ta ndihmojë që të bëjë një rikthim nga pesë më të mirët.

Pra, nëse doni një emër vërtet origjinal për qenushin tuaj, do të ishte më mirë të mendoni përtej ekranit.

Top lista e emrave të qenushëve për vitin 2020:

1. Loki

2. Harley

3. Elsa

4. Bella

5. Luke

6. Simba

7. Lady

8. Millie

9. Maggie

10. Charlie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet