Goditet grupi që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë, 16 të arrestuar në Tiranë! REPORT Tv siguron dosjen e zbardh përgjimet (EMRAT)

Një grup prej 16 personash u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se tregtonin dhe magazinonin ilaçe të kontrabanduara. Policia gjeti në disa banesa dhe farmaci në 4 qytete medikamente të ndryshme me vlerë rreth 50 mijë euro pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan.

Sipas hetimeve disamujore rezulton që grupi kontrabandonte ilaçe nga Greqia, Italia dhe Kosova dhe i tregonte në farmacitë e qyteteve të Shqipërisë. 

"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta" informoi sot policia e Tiranës.

Kishte raste kur barnat vinin dhe nga Turqia. 

Report Tv siguron dosjen e plotë të Prokurorisë ku zbulohet skema si bëhej kontrabanda, nga porositë me Whatsapp tek dorëzimi nëpër furnizues të cilët më pas i shpërndanin nëpër farmaci sipas porosive dhe ku shiteshin me çmime të larta.

Për të dokumentuar veprimtarinë kriminale, prokuroria e Tiranës vuri në përgjim fillimisht Devis Beqirin, për të cilin kishte disa informacione operative se merrej me kontrabandë ilaçesh.

Në komunikimet e tij në Whatsapp u konfirmua kontrabanda me disa persona të tjerë. Pas tyre, agjentët zbarkuan vetë në terren dhe bënë blerje të simuluara në disa zona të Tiranës dhe qyteteve të tjera ku shiteshin këto ilaçe.

Beqiri nuk shpërndan nëpër farmaci, por ka disa furnizues në disa qytete dhe në bazë të porosive që ata kanë përmes Whatsapp, më pas bënë porosinë totale në Greqi dhe në Itali dhe i sjell në Shqipëri. Kalimi nëpër pikat kufitare bëhej kur në turn janë punonjës doganash që kanë lidhje me Devis Beqiri, të cilët po verifikohen nga hetuesit.

Në njërin prej përgjimeve, Devis Beqiri komunikon me vëllain e tij Gentian Beqiri dhe një tjetër person, Saimir Dervishi. 2 vëllezërit takojnë Dervishin, kjo e provuar përmes vëzhgimit në terren, i cili nxjerr barnat kontrabandë nga makina dhe ua jep, konfirmuar paraprakisht me bisedën që kanë zhvilluar në Whatsapp.

Pas arrestimit, Devis Beqiri u tha hetuesve se ka qenë më herët i punësuar në shumë subjekte dhe kompani farmaceutike, duke bërë që të njihte shumë njerëz të fushës, farmacistë dhe mjekë. Pasi mbeti pa punë, sipas tij, dhe në kohë të vështira familjare, i divorcuar dhe me një fëmijë 3 vjeç e gjysmë për të rritur, është detyruar që të punojë pa marrë parasysh ligjin, duke u justifikuar se nuk njeh. Po ta dinte, u tha hetuesve, nuk do ta ushtronte si aktivitetet, por gjithsesi barnat që ai tregtonte ishin cilësore.

Detajet kryesore i gjeni në lajmet në zhvillim.  

Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”
Devis Beqiri, 39 vjeç, banues në Tiranë
Gentian Beqiri, 45 vjeç, banues në Tiranë
Erjon Bajramaj, 35 vjeç, banues në Tiranë
Dinë Thaqi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Ermal Merdani,  42 vjeç, banues në Tiranë
Të ndaluar
Lorin Bregoniva, 41 vjeç, banues në Fier
Almed Hoxha, 51 vjeç, banues në Tiranë
Elton Qorri, 44 vjeç, banues në Tiranë
Albi Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Tiranë
Florian Muçogalli, 36 vjeç, banues në Berat
Saimir Dervishi, 31 vjeç, banues në Tiranë
Admir Hoxha, 45 vjeç, banues në Tiranë
Gëzim Hoxha, 64 vjeç, banues në Tiranë
Artur Spaho, 56 vjeç, banues në Tiranë
Tomor Mustafaj, 30 vjeç, banues në Tiranë
Albert Bakaj 38 vjeç, banues në Tiranë
Në kërkim
A. C
L. B.

Operacioni i arrestimit u kodua  "Rrugëtimi". Në pranga ranë 16 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Dosja u hetua nga prokurori i Prokurorisë së Tiranës Bledar Valikaj, ndërsa masa e sigurisë arrest me burg për të akuzuarit u dha nga gjyqtarja e gjykatës së Tiranës, Armela Hasantari. Ndaj tyre rëndojnë akuzat: "Kontrabanda me mallra të tjera", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin", te parashikuara nga nenet 174, 178 dhe 284/d të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos blini barna pa pullë fiskale

Ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu reagoi për goditjen e grupit që furnizonte farmacitë me ilaçe të kontrabanduara dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullë fiskale.

“Farmacitë duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e ministrisë

Ndërsa Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se “Hetimi i krimit ekonomik dhe financiar brenda policisë së shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër kontrabandës”

 

 

Ora 14:54
Kontrabanda e ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Pranoni vetëm barna të pajisura me pullën fiskale

1697886951_a4001.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për goditjen e grupit që furnizonte farmacitë në vend me ilaçe të kontrabanduara nga Greqia, Italia dhe Kosova.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë përgëzon policinë për evidentimin dhe goditjen e rastit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.

“Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.

Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi.

Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.

MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e ministrisë. 

Ora 13:47
Kontrabanda e ilaçeve, porositë bëheshin me whatsapp, Si u simulua blerja e ilaçeve me vlerë 800 euro dhe dorëzimi tek 'Brryli'

1697878484_tirane.JPG

Për të rënë në grackë u simulua një blerje ilaçesh me vlerë 800 euro shkruhet në dosjen e siguruar nga Report Tv. Porosia bëhej me ëhats app ndërsa më pas takimi do të bëhej tek Materniteti I ri tek Brrylui në Tiranë.

Në blerjen e simuluar u porosit konkretisht

Kuti me mbishkrimin Augumentin 250/62,5 mg/5 ml copë 7(shtatë).

Kuti me mbishkrimin Klaricid 250 mg/5ml copë 5(pesë). Kuti me mbishkrimin Ceclor 375 mg/5ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Ceftoral 100 mg cefixime për 5 ml copë 5(pesë).

Kuti me mbishkrimin Zithromax 900mg/22.5 ml copë 35 (tridhjetë e pesë). Kuti me mbishkrimin Zithromax 1500 mg /37.5 ml copë 4(katër). Kuti me mbishkrimin Depon 120 mg/5 ml copë 14 (katërmbëdhjetë).

Më 17 tetor 2023, në orën 15:36 u bë dhe takimi tek Brryli tek Materniteti i ri.

Ora 12:54
Kontrabanda e Ilaçeve/ REPORT Tv siguron dosjen, të përfshirë dhe punonjës të agjencisë së barnave dhe punonjës të doganave

1697884244_tiranekontrabande.jpg

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, siguroi dosjen e prokurorisë në të cilën zbërthehet mënyra si bëhej kontrabanda e ilaçeve nga tre shtete deri tek shitja në farmacitë në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë.

Barnat kontrabandoheshin kryesisht nga Italia dhe Greqia por kishte dhe barna që vinin nga Turqia.

Devis Beqiri kishte disa furnizues të ndryshëm të vendit dhe në bazë të porosive që ata kanë nga farmacitë për medikamentet.

Porosia bëhej përmes rrjetit social Whatsapp dhe porosia vinte nga Greqia dhe Italia. Prokuroria dyshon se kontrabanda ndihmohej edhe nga punonjësit e doganave që mbyllnin njërin sy.

Gjithashtu Devis Beqiri është mbajtur në përgjim. 

Ora 12:24
Tiranë/ Dollape, kuti e qese të zeza plot me ilaçe kontrabandë, shikoni çfarë u sekuestrua FOTO + VIDEO

Report Tv dhe shqiptarja.com siguron dosjen e kontrabandës së ilaçeve, për të cilën janë arrestuar 16 persona ndërsa 2 janë ende në kërkim.

 Medikamentet që futeshin kontrabandë nga Greqia, Italia dh Kosova mbaheshin nëpër banesa dhe më pas shiteshin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta. Report Tv siguron foto nga momenti kur janë zbuluar nëpër banesa Ilaçet me vlerë 50 mijë euro pa pullë fiskale.

Ato stivoheshin nëpër dollapet e shtëpive apo kuti dhe çese e mëdha të zeza.

Dosja ështê hetuar nga prokurori i Tiranës Bledar Valikaj ndërsa masat e sigurisë u vlerësuan nga Armela Hasantari. 

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 21/10/2023 18:27

    Ky albi dyrmishi esht nje mashtrus llotosh.sa borxhe ka verdall ky legen..

    Përgjigju
  • Farmacom: 21/10/2023 15:51

    Kontrabanda e barnave favorizohet nga monopolizimi qe i ka bere Tom Doshi tregut dhe listes te barnave te rimbursueshme me produktet e dores se trete qe prodhon. Gjithashtu e favorizojne oligarket e tjere qe fusin barna generike nga turqia dhe vende jo anetare te BE me cilesi dhe standart te dyshimte. Barnat cilesore te prodhuara ne BE nuk i gjen ne treg. Njerezit duke pare se barnat e Tomes dhe ato generike nuk japin rezultat kerkojne ate qe ju shpeton jeten. Burri i Ermoneles nuk po i sherben ligjit dhe qytetareve me kete hetim por interesave te errta te oligarkeve. Kontrabanda e naftes dhe karburanteve po ben kerdine por prokuroria Felaj nuk e shikon.

    Përgjigju
    • Daku: 21/10/2023 17:43

      Si nuk kap nje kriminel ky prokurruari i Ermoneles po vetem kto qe i prishin pune oligarkeve kap valle?

  • Tiku: 21/10/2023 14:14

    Meruni ore me kriminelet. Keta vertete nuk paguajne detyrimet ne shtet por po shpetojne jete. Po kurohemi me karamele. Sepse karamele jane ilacet ne farmaci. Ngeli ky popull te autobusat duke pritur ilace nga jashte shtetit. Turp per kete shtet

    Përgjigju
    • Mjeku: 21/10/2023 18:22

      Eshte skandal me vete qe shume antibiotike edhe te brandeve te njohura por te prodhuar per vende si shqiperia nuk veprojne tek pacientet edhe kur perdoren per kohe te gjate. Antibiotiket " e quajtur" kontrabande veprojne menjehere. Prandaj njerezit kerkojne barna te blere jashte dhe jo keto ketu. Nuk jam pro kontrabandes por duhet nje kontroll i rrepte per cilesine e barnave qe hyjne ne shqiperi ne menyre legale. Kete te hetoje ky prokurori i familjes.

  • Ka shtet: 21/10/2023 13:02

    Bravo shteti,dashkemi ilace cilesore ne Italiane Greke posi…Aty na mbyt me ilace Turke qe mos sherohemi kurre se ke hall mos te shtohen pensjonistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)