Emrat/Meta dha 382 shtetësi për hir të ‘interesit kombëtar’, paraqiti si ‘heronj’ zyrtarë e biznesmenë të Kosovës të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

Emrat/Meta dha 382 shtetësi për hir të ‘interesit kombëtar’, paraqiti si ‘heronj’ zyrtarë e biznesmenë të Kosovës të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

Ilir Meta

Thellohet skandali i dhënies së 382 nënshtetësisë shqiptare të huajve nga Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta. Sot presidenca e ka reaguar kundër investigimi të Shqiptarja.com që dje e ka botuar listën e plotë me emrat, duke sulmuar gazetarë dhe duke i paraqitur përfituesit e nënshtetësisë me procedura të veçanta si ''familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë''. 

Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta pa plotësuar kushtet ligjor, por me justifikimin e interesit kombëtar dhe 'meritave të veçanta', janë pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.

Këta persona me dosje duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë të vinin në lëvizje Ilir Metën, për të marrë në pak ditë nënshtetësinë shqiptare, duke anashkaluar kushtet ligjore dhe procedurat që normalisht zgjasin rreth një vit. Meta i ka dhënë nënshtetësinë në emër të ''interesit kombëtar'' pa kryer verifikime rreth të kaluarës së tyre siç e parashikon ligji për shtetësinë në pikën 6 të nenit 9 shumë njerëzve që tani, pavarësisht nga kaluara e tyre, kanë fituar të drejtën të lëvizin pa viza në të gjithë vendet SHENGEN të Bashkimi Evropian.

Një nga ''aset kombëtare'' që Ilir Meta e ka shpërblyer me nënshtetësi i është për shembull Arsim Ramadanit, zyrtar i Telekomit në Kosovë, i njohur për drejtësinë, pasi së bashku me vëllain e tij Burim Ramadanin e Arben Kiçinën kanë qenë të dënuar me formë të prerë për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata ishin shpallur fajtor, por u falën me një dekret shumë të përfolur të presidentit Hashim Thaçi. Një tjetër ''aset i kombi'' i vlerësuar nga Ilir Meta është Fatmir Matoshit, ish-ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, gruaja e të cilit u shfaq në një video me një tufë eurosh në dorë. Ai tha se 150 mijë euro i ishin gjendur rastësisht gruas së tij në dorë dhe se paratë ishin pjesë e një loje mes miqsh. Pjesë e listës është edhe biznesmeni Kujtim Bucaliu, i dënuar nga me 4 vjet burg si dhe 15 mijë euro gjobë për mashtrimin e Komunës së Prishtinës sa i takon furnizimit me naftë. Shtetësinë e ka marrë edhe Ibrahim Bucaliu, biznesmen i hidrokarbureve, i akuzuar për ndotje dhe mashtrim ndaj blerësve me kompanitë e tij.

Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë shtetësinë pa plotësuar kriteret Bekim Xhoni, një hetues i akuzuar për manipulim provash, për t’i faturuar një të pafajshmi një vrasje në tentativë. Në listën prej 382 emrash rezulton edhe Haki Shatri, ish-ministër Financash, i hetuar për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion, Elmi Reçica i akuzuar nga prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë si deputet si dhe Dukagjin Kryeziu i dënua me 4 muaj burg për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor. Lista vijon me ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt, i përfolur për shumë skandale në Prishtinë, ndërsa vëllai i tij është arrestuar për vjedhje.

Pa plotësuar kushtet e ka marrë shtetësinë shqiptare edhe Fitim Sadiku, i përfshirë në skandalin e përleshjeve me grushte e shkelma brenda Ministrisë së Jashtme, në të cilën shërbente si sekretar i përgjithshëm. Në emër të interesit kombëtar, Meta u ka dhënë shtetësinë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dënuar me 9 muaj burg për kërcënim me vdekje të një personi, biznesmenin Ekrem Lluka i përmendur në aferën 'Telekom' në Kosovë si dhe Burim dhe Besnik Barakut të akuzuar nga prokuroria për sulm fizik ndaj Besim Sylejmanit në Prishtinë.

Në të njëjtën formës ka marrë shtetësinë shqiptare me firmën e Ilir Metës edhe Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës, i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Në listë është edhe Rrustem Berisha, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i akuzuar nga Prokuroria për mashtrim me listat të veteranëve të luftës, duke dëmtuar me 68 milionë euro buxhetin e shtetit të Kosovës. Me firmën e Metës dhe pa paplotësuar kushtet shtetësinë e shqiptare e ka marrë edhe Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i akuzuar dhe kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i akuzuar se uzurpuar 985 metra katrorë tokë publike si dhe biznesmeni Valon Lluka, i akuzuar për përfitimin e një prone në Gjakovë me vlerë 2 milionë euro, në konflikt interesi. Meta i ka dhënë shtetësinë, duke anashkaluar gjithë procedurën e zakonshme, gjithmonë në emër të interesit kombëtar edhe nuses së djalit të Ylli Ndroqit Mariam (Mayram) Semen Ndroqi (Akopian/Arzumanyan).

Pjesa tjetër janë këngëtarë dasmash,  diskotekash, futbollistë, zyrtarë federatës së futbollit dhe sporteve të tjera, zyrtarë ministrish etj., që të gjithë të pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në shkelje të ligjit, por në emër të interesit kombëtar dhe që sot vetë presidenca paraqitet në publiku si ''familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur''. Pothuajse asnjë prej tyre sot nuk banon në Shqipëri, por e kanë marrë nënshtetësinë thjeshtë për të siguruar një pasaportë shqiptare, me qëllim për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Janë qoka personale apo politike që presidenti Ilir Meta duhet të justifikojë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skandali: 17/10/2020 03:57

    Ky esht qe nuk di cfar te them . Ky padrejtesin e ka burim nga shpirti . Kur flet ky njeri per luften qe ben per te mbrojtur INSTITUCIONET . Ky eshte njeriu me I padrejte mbas Ztit Sali Berisha qe ka prodhuar historia sot e tridhjete vjet . Ky nuk eshte PRE..SIDENT por PRE..MAFIOZ

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/10/2020 00:37

    Çfar ti thuash keti njeriu, President ky nuk esht ti thuash njeri me vlera prap ky nuk esht Drejtesia pse ja ka friken keti njeru Un mendoj se anija e Ilir Metes po fundoset Esht anie pa Kapiten Puna esht sa do mari me vete kete koha do e tregoj

    Përgjigju
  • O tej: 16/10/2020 15:11

    O Ilir ku ti kesh

    Përgjigju
  • dulja: 16/10/2020 05:15

    ky eshte likja qe nuke e ha nje mortje

    Përgjigju
  • Shqiptari i plagosur: 16/10/2020 05:13

    ...cdo respeckt per punen e gazetareve qe hapin ceshtjet ne emer te SHTETIT SHQIPTARE...por,gazetaret pse nuk shtuan edhe dy tre rreshta per FIGUREN ME TE SHPERFOLUR DHE QE KEQPERDORI MESHIATIN E BASHKESIS ISLAME NE MAQEDONIN E VERIUT E kryetari i SHTETIT SHQIPTARE e shpalli per...per...por per sa leke se...

    Përgjigju
  • Skrapari: 16/10/2020 01:01

    Me keta emra Te pakten dil mbroje publikisht proceduren ligjore qe ke ndjekur

    Përgjigju
  • LSI: 16/10/2020 00:59

    Ilir na zhgenjeve me keto

    Përgjigju
  • Desi: 15/10/2020 22:15

    Plotesisht e drejte. Goditje ne shenje! Maskarai te futet ne burg. Ishallah gazetaret do te perdorin te njejten njesi matese per te denoncuar zyrtaret dhe ish zyrtaret ne Shqiperi per te cilet ka nje qerre me akuza per korrupsion etj.

    Përgjigju
  • Mona: 15/10/2020 19:05

    Atdhetari hajdut i paska futur ne xhep ca euro nga 2 mij ero 770000€ sa per kafe,duke zevendesuar 700000€ e vidios .

    Përgjigju
  • FUNDËRRINA E KOMBIT: 15/10/2020 19:02

    HAJDUTI ORDINER KRIMINEL ILIR KAK META ËSHTË BURECI MË PIS I KOMBIT SHQIPTAR. NJË POCAQI BUREC FAMILJE PLER NJERËZ TË DISKRETITUAR DERI NË PALC.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet