EMRI/ Arrestohet në Gjermani grabitësi i shumëkërkuar në Tiranë, kërcënoi një vajzë të mitur dhe mori bizhuteritë në një banesë

EMRI/ Arrestohet në Gjermani grabitësi i shumëkërkuar në Tiranë, kërcënoi një vajzë të mitur dhe mori bizhuteritë në një banesë

GJERMANI- Një 37-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia shqiptare është arrestuar në Gjermani. I arrestuari është Elton Sako, i cili rezulton se është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Elton Sako, në bashkëpunim me S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e V. B., në rrugën "Qemal Stafa", ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Arrestimi i tij ka ardhur falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane  ku fillimisht u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/01/2020 17:30

    Derrmojani rondelen se na felliqen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale