Emri 'Bashkim Gazidede' në rrugën e Kamzës, qytetarët kundër vendimit të Berishës në 2008! Kërkojnë heqjen e tij

Emri 'Bashkim Gazidede' në rrugën e Kamzës, qytetarët kundër vendimit të Berishës në 2008! Kërkojnë heqjen e tij

Bashkim Gazidede

Prej 12 vitesh një rrugë në Kamëz mban emrin e Bashkim Gazidedes e vendosur nga qeveria Berisha në 2008, tre ditë pas vdekjes së ish-kreut famëkeq të SHIK-ut të viteve 1992-1997. Shqiptarja.com ngriti një sondazh për të kuptuar nëse qytetarët ishin dakord me këtë vendim që u mor në mënyrë të përshpejtuar nga Xhelal Mziu në krye të Bashkisë Kamëz në atë kohë, dhe rezultati tregoi se 82.6 % e qytetarëve  nga 2137 vota në total dëshironin që ky vendim të anulohej.

"A duhet Bashkia Kamzë ta anulojë vendimin për të emëruar një rrugë me emrin Bashkim Gazidede?" ishte pyetja që ngritit në sondazh Shqiptarja.com dhe në votime morën pjesë 2137 qytetarë, nga ku 82.6 % votuan pro largimit të emrit të tij, 12.5 % votuan me jo dhe një pjesë prej 4.9 % qëndroi neutral me "nuk e di".

Sondazhi i Shqiptarja.com

Bashkim Gazidede njihet ndryshe edhe si ‘Gebelsi’ dhe dora e terrorit të Sali Berishës, gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve etj.

Edhe pse për PD ai cilësohet si  'personalitet i shquar', të njëjtën gjë duket se nuk mendojnë qytetarët shqiptarë, të cilët në një zë shprehen kundër vendimit skandaloz të marrë nga Sali Berisha në më 27 tetor 2008. Më 28 tetor 2008 Bashkia Kamëz vendosi me procedurë urgjente miratimin e vendimit të kërkuar nga Berisha duke bërë që prej 12 vitesh një rrugë vetëm 9 km larg Tiranës, të mbajë emrin e famëkeqit Bashkim Gazidede.

Me investigimin e Shqiptarja.com, ku Sali Berisha, përmes disa ushtarëve politikë, i ka vendosur një rruge në Kamëz emrin e Bashkim Gazidedes, reagoi edhe Spartak Braho, i cili renditi disa nga krimet që kanë shënjuar veprimtarinë e Bashkim Gazidedes në krye të SHIK-ut. Ndwrsa theksoi se Berisha ka përdorur Xhelal Mziun, duke e cilësuar ‘gomarin e Bathores’ për të nderuar Gazideden.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrugica qe kerkon diell: 22/06/2020 09:29

    Si ka mundesi qe nuk ja vendosi kete emer te "lavdishem" rruges 'Mustafa matohiti" ku ka shepine e tij, se keshtu do kenaqej ai dhe lirija cdo dite qe hynin e dilnin ne shtepi

    Përgjigju
  • VISI: 22/06/2020 08:25

    TE VENDOSET EMRI SHKELZEN BERISHA SE E MERITON KA KONTRIBUAR PER ATDHEUN

    Përgjigju
  • FATMIRI: 22/06/2020 08:10

    TE HIQET DHE TE VENDOSET EMRI LIRI BERISHA SE KJO ESHTE ME E POSHTER SE GAZIDEDE

    Përgjigju
  • fteri: 22/06/2020 07:46

    Hitleri shqiptar Sali Berisha ,bëri ofensivë kundër popullit vet ,nderon Gebelsin e tij besnik në krime të zeza ,Bashkim Gazidede që SHIK-un e përdori si tip Gestapo duke përgjakur me gjak patërjotësh.Hoqi emrat e heroive dhe vendosi tradhëtarët. .

    Përgjigju
  • Tosi: 22/06/2020 06:51

    Une jam i mendimit qe ne vend te emrit te Gjenaral Gazidedes te vendoset emri i bashkpuntorit te ngushte te tij me te cilin drejtuan grushtin e shtetit qe shkaterroi ushtrine brenda nates. Mendoj te vendoset emri i shefit ushtarak te pd se Gjeneral Lejtnant Shabon Tapia ( memia).

    Përgjigju
    • fteri: 22/06/2020 07:56

      Gazidede është ushtari besnik i krimeve të Sali Berishës.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore