Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit, drejtuesi largohet nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh

Një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari ka ndodhur në rrugën e Arbërit mbrëmjen e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit tip 'Benz', me iniciale N.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas disa orësh,  ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin. Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar. Rruga ku ka ndodhur aksidenti fatal është një aks i ri dhe ka mungesë sinjalistikë dhe ndriçimi, çka mund të ketë ndikuar në aksident ku drejtuesi të mos e ketë parë këmbësorin. Gjithashtu mendohet se makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ketij aksidenti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh drejtuesi i mjetit

Policia e Dibrës ka arrestuar pas disa orësh drejtuesin e mjetit tip “Benz” që përplasi për vdekje 69-vjeçarin Rushit Rusi.

Në pranga u vu N. D., i cili duke drejtuar automjetin tip 'Benz', përplasi për vdekje 69-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë, familjarët kërkojnë drejtësi

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë, familjarët kërkojnë drejtësi