(EMRI) Mbushi “Benz-in” me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër, zbulohet shuma që iu merrte klandestinëve

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm.

I riu Franko Ramazani është vënë në pranga në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Luzat", në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 43”. Autoritetet kanë sekuestruar mjetin me të cilin po bëhej transporti i emigrantëve si dhe 2 aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, kanë zbuluar se i riu iu kishte premtuar klandestinëve kalimin e kufirit kundrejt shumës 300 euro për person.

“DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Road Guard 43". 

Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 43", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Luzat", duke transportuar me automjetin tip "Benz", 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.”

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 08/10/2022 13:49

    Cfar suksesi ka kur emigrantet hyjne nga kufiri pa dogane dhe nuk kane asnje pengese nga rojet kufitare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?



×

Lajmi i fundit

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça