EMRI/ 'Porsche' bie mbi shinat e trenit, humb jetën i riu shqiptar dhe mikesha e tij në SHBA

Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy adoleshentëve në Orangetoën të SHBA. Një nga viktimat është 17-vjeçari me origjinë nga Shqipëria Altin Nezaj, ndërsa viktima e dytë e këtij aksidenti tragjik sipas mediave amerikane është 15-vjeçarja Saniha Cekic.

Në makinë së bashku me dy viktimat ishte edhe shoferi i cili ka marrë plagë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.  I riu shqiptarë dhe vajza 15-vjeçare po udhëtonin në një makinë Porsche të drejtuar nga 17-vjeçari Aisha Radoncic.

Aksidenti ndodhi në rrugën 304 afër Crooken Hill, ku makina ku gjendjet edhe i riu shqiptar u përplas me një tjetër mjet tip Volkswagen Jetta. Pas përplasjes makina tip Porsche doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi në shinat e trenit.



Altin Nezaj
 

Saniha Cekic

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento